E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Balkan Resources" ndan bursat memoriale "Ruben Pashko"

Balkan Resources", një kompani e spikatur kanadeze
në fushën minerare në Shqipëri, dhuroi këtë javë në
një event "Bursën Memoriale Ruben Pashko" dhe dy
çmime monetare për tri studente të dalluara të Universitetit
të New York-ut në Tiranë. Kjo Bursë përfshin kostot
e studimit për një vit dhe sigurisht përfaqëson një
vlerësim akademik të spikatur me peshë në të ardhmen
profesionale të studentëve. Në prani të anëtarëve
të familjes Pashko, të ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli,
të konsullit kanadez në Tiranë, Anne Martel, konsujve të
nderit të të dy vendeve dhe shumë përfaqësuesve të
shquar të biznesit në Shqipëri, studentet Ledia Kalo,
Edjola Marku dhe Erita Skendaj morën diplomën e
bursës memoriale "Ruben Pashko" dhe dy çmime nga
1000 euro, për esetë e tyre mbi "Bizneset e reja në Shqipëri".
Duke i quajtur ata "të rinj të jashtëzakonshëm",
konsulli i nderit i Shqipërisë në Kanada, Harry Bloomfield,
tha se kjo natë speciale është një kujtim i vyer, i
thirrur me nder dhe keqardhje për të kujtuar Gramoz e
Ruben Pashkon, "miqtë tanë të parë dhe më të mirë në
përpjekjet tona fillestare për të vendosur praninë tonë
në Shqipëri". Më tej, ai shtoi se "kompania jonë kanadeze
ka ardhur në Shqipëri që të zbulojë dhe zhvillojë
oportunitete të cilat ne i shikojmë si të pafundme dhe
shumë interesante në sektorin e minierave. Jemi të pranishëm
me koncesionet tona në të gjithë territorin e Shqipërisë
dhe shpresojmë që të rritemi dhe të ndërtojmë
mbi këtë prezencë një kompani minerare shqiptare të
përmasave botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›