Studimet "Erasmus Mundus", fitojnë 22 studentë shqiptarë
Studentët shqiptarë kanë dalë më të mirët në Ballkan
në programin e Bashkimit Evropian të bursave të
arsimit të lartë, "Erasmus Mundus". "Erasmus Mundus"
është një program i posaçëm për studentët që kanë
studiuar disa vite në vendin e tyre dhe dëshirojnë të ndjekin
studimet në degë të njëjtë apo të përafërt në universitete
të BE-së si në Gjermani, Francë, Holandë etj.
Për këtë vit, nga 79 aplikime online të bëra nga studentët
tanë, rezultuan fitues të bursave me një fond prej
1 milion eurosh, 22 aplikantë. Nisur nga numri i studentëve
fitues në raport me popullsinë e vendit, Shqipëria del vendi
i parë në Ballkanin Perëndimor e ndjekur nga Serbia dhe
Kroacia. Lajmin e konfirmoi Ministria e Arsimit, e cila njofton
gjithashtu se "aplikimi i studentëve shqiptarë u
mundësua pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-
Asocimit me BE, vitin e kaluar nga Kryeministri Berisha.
Këto programe konsistojnë në shkëmbimet dhe mobilitetin
e stafit akademik dhe të studentëve (transferime
të studimeve) për të gjitha nivelet. Aplikimet për këtë program
kryhen online dhe të gjithë të interesuarit për konkurrim
në këtë program mund të gjejnë më tepër informacion
në adresën e internetit http://ec.europa.eu/education/
programmes/mundus/faq/faq1_en.html