Senati amerikan: Historike, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur Shqipërinë dhe Kroacinë për marrjen e ftesës dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e plotë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke shprehur në të njëjtën kohë mbështetje për vazhdimin e zgjerimit të Aleancës. Me këtë rast senatori Voinovich paraqiti për miratim para Senatit këtë rezolutë: “Duke patur parasysh se NATO u mblodh në prill 2008 për të zgjeruar aleancën, rikonfirmuar qëllimin e aleancës për mbrojtje të popullatës, territoreve dhe forcave në rajonin Euro-Atlantik, si edhe për të përforcuar aftësinë e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet ndaj sigurisë, që mund të lindin në shekullin e 21-të; duke patur parasysh që NATO ftoi Shqipërinë e Kroacinë të nisin bisedimet e pranimit për t’ju bashkuar NATO-s dhe tregoi se këto bisedime do të fillonin menjëherë, me qëllim nënshkrimin e Protokollet e Pranimit në fund të korrikut 2008, si dhe përfundimin e procesit të ratifikimit pa vonesë; duke patur parasysh që NATO njohu punën e vështirë dhe angazhimin e treguar nga vendet që aspirojnë t’i bashkohen NATO-s dhe vlerësoi këto vende për përpjekjet e tyre në ndërtimin e shoqërive multietnike; duke patur parasysh që NATO ra dakord që Ukraina dhe Gjeorgjia kanë dhene një kontribut të çmuar në operacionet e NATO, si edhe shprehu mbështetje të qartë për zbatimin e Planit të Veprimit për Anëtarësim për Ukrainën e Gjeorgjinë, si një hap tjëtër drejt anëtarësimit të plotë, dhe theksuan se NATO do të nisë një periudhë intensive angazhimi me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për të vlerësuar këto aplikime në takimin e dhjetorit 2008; duke patur parasysh që NATO ftoi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi të nisin një Dialog Intensiv për një seri çështjesh politike, ushtarake dhe sigurie, që lidhen me aspiratat e tyre për tju bashkuar NATO-s; duke patur parasysh që NATO shprehu dëshirën për të zhvilluar një marrëdhënie ambicioze dhe thelbësore me Serbinë bazuar në anëtarësimin e Serbisë në Partneritetin për Paqe, si dhe për të bërë më shumë progres drejt integrimit të Serbisë në komunitetin Euro-Atlantik, përfshirë një Dialog Intensiv pas një kërkese të Serbisë; duke patur parasysh që procesi i zgjerimit të ndërmarrë nga NATO ka qënë një sukses historik në përforcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimit transatlantik, që siguroi se Europa është një dhe e lirë, e bashkuar në paqe, demokraci dhe vlera të përbashkëta: Si rrjedhojë vendosi që Senati të përshëndesë marrjen e ftesës së Shqipërisë dhe Kroacisë në Organizatën e Paktit të Atlantikut Verior (NATO) për të nisur bisedimet e pranimit dhe njohu natyrën historike të kësaj arritjeje, të arritur me vite pune të madhe dhe një demonstrim të anganzhimit për sigurinë e përbashkët dhe vlerave të anëtareve të NATO-s; Të njohë punën e madhe dhe angazhimin e treguar nga Republika e Maqedonisë për vlerat e NATO-s dhe operacionet dhe shpreh mbështetjen e fuqishme për të ftuar Republikën e Maqedonisë të nisur bisedimet e pranimit dhe për të arritur një rezolutë të pranueshme të përbashkët në lidhje me konfliktin për emrin e vendit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Të shprehë mbështetjen e fuqishme për përfundimin në kohë të bisedimeve të pranimit me tre vendet e Kartës së Adriatikut për të lehtësuar procesin e pranimit. Mbështet plotësisht ftesat për nisjen e një Dialogu Intensiv mes NATO-s e Bosnjes dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë”- thuhet në rezolutë. Ndër të tjera dokumenti thotë se SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht aspiratat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për tu bërë pjesë e integruar e komunitetit Euro-Atlantik, ndërkohë që rikonfirmon në Senat Rezolutën 523, të Legjislaturës së 110-të të Kongresit, të miratuar në 28 prill 2008. Në këtë kuadër “Senati mbështët zgjerimin e NATO dhe beson së një angazhim i vazhdueshëm i zgjerimit me vende që aspirojnë të anëtarësohen në NATO do të përforcojë sigurinë për të gjitha vendet në rajonin Euro-Atlantik”. Njëkoëhërisht mbështetet edhe deklarata e NATO-s në Samitin e Bukureshti, që thotë se dera e NATO-s do të qëndrojë e hapur për demokracitë europiane që janë të gatshme dhe të afta të marrin përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit, në përputhje me nenin 10 të Paktit të Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Uashington më 4 prill 1949. Së fundmi,
Senati konfirmoi formulimin në atë deklaratë ku thuhet se çdo vendim në lidhje me anëtarësimin e vendeve në NATO do të bëhet me konsensusin e vendeve anëtare të NATO-s dhe asnjë vend që nuk bën pjesë në NATO nuk ka të drejtën e votës apo vetos në lidhje me marrjen e vendimeve të tilla.
Leonard Quku
Senati konfirmoi formulimin në atë deklaratë ku thuhet se çdo vendim në lidhje me anëtarësimin e vendeve në NATO do të bëhet me konsensusin e vendeve anëtare të NATO-s dhe asnjë vend që nuk bën pjesë në NATO nuk ka të drejtën e votës apo vetos në lidhje me marrjen e vendimeve të tilla.
Leonard Quku