E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksamili hap sezonin "Verë 2008"

Pasi u është edhe dora e fundit përgatitjeve për sezonin
e ri turistik 2008, qyteza e Ksamilit ka zyrtarizuar pasditen
e djeshme çeljen e tij. Kjo është bërë përmes një
kalendari veprimtarish të programuara për këtë ditë. Simbolikisht
është prerë shiriti i sezonit të ri veror, në prani të
mijëra banorëve të mbledhur në sheshin e qytezës. Performancë
turistike, muzikë dhe urim për verim të mbarë, kanë
qenë elementet më të pranishme të ceremonisë së ditës
në qytezën e ishujve, të ndodhur mes Butrintit e Sarandës.
Për herë të parë në sfondin e festimeve të organizuara
ishte një spot publicitar, ku imazhet e natyrës së Ksamilit
dhe elementet e përmirësuara të kushteve që ofron Ksamili,
përcillen me muzikë repistësh. Kryekomunari Vesel Koçia
tha për "Shqip" se Ksamili është adresa turistike, ku ia vlen
të pushosh. Në arsyet pse pushuesit e kësaj vere duhet ta
zgjedhin qytezën që ai drejton për pushimet e tyre, rendit
jo vetëm bukuritë e natyrës, por edhe përmirësimin e dukshëm
të kushteve, duke nisur që nga furnizimi me ujë që
garantohet nga ujësjellësi i ri, nga sistemimi i rrugëve që
lidhin lagjet me plazhet, me parkun e ri të lojërave për
fëmijë e qendrën e artit "Dea", me diskot verore buzë detit.
Bizneset turistike që ushtrohen në plazhet e Ksamilit nuk
do të lejohen t‘i detyrojnë plazhistët për të përdorur shezlongë
e çadra, por do të lenë hapësira të lira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›