"Balkan tale", pese artiste rrefejne nepermjet fotografise
"Balkan tale" ka mbledhur pese fotografe nga vende te ndryshme te Ballkanit per te rrefyer pasurine e vendeve te tyre. Ekspozita e celur ne Ministrine e Kultures ka bashkuar artiste te njohur te fotografise si Juta Benzenberg, Ivan Petrovic apo Kamilo Nolas. Fotografet nga Shqiperia, Kosova, Serbia, Maqedonia e Greqia kane fokusuar nepermjet aparatit monumentet me perfaqesuese qe kane mbetur ne keto vende ballkanike nga arkitektura dhe kultura otomane. Ekspozita eshte pjese e nje projekti te financuar nga Bashkimi Europian, ku ne ditet ne vijim do te celet edhe pergjate rruges pedonale "Murat Toptani" ne kryeqytet. Pas celjes ne Serbi dhe Greqi, ekspozita "Balkan Tale" ka pasur jehone ne te gjitha mediat ballkanike. Per arkitektin dhe studiuesin Artan Shkreli, ekspozita percjell nje mesazh sensibilizues. "Mesazhi qe kjo ekspozite kerkon te percjelle eshte fakti qe Ballkani nuk ka vetem sherre e percarje, por ka pasur dhe pika perbashkuese. Ka pasur dhe nje kulture, le te themi nen ombrellen e perandorise osmane, qe i ka bashkuar keto popuj dhe i ka bere qe ta shohin kontaktin e tyre me natyren, arkitekturen, me zakonet ne menyre shume te ngjashme. Sot e gjithe kjo trashegimi e madhe eshte ne nje rrezik zhdukje te shpejte".