E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet private, shqiptaret shtojne sigurimet vullnetare

Eglantina Nasi

Te sigurohesh ne menyre vullnetare per te perfituar nje pension privat eshte nje dukuri, e cila duket se po perhapet gjithmone e me shume nder qytetaret shqiptare. Kete e faktojne edhe te dhenat me te fundit te publikuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare (AMF), per gjysmen e pare te ketij viti, per ecurine e tregut te pensioneve private. Sipas tyre, numri i kontribuuesve te perfshire ne fondet e ketyre pensioneve, ka njohur nje rritje prej rreth 4%, krahasuar me nje vit me pare. Saktesisht, te dhenat e AMF-se tregojne se kane figuruar gjithsej 6.534 shqiptare si anetare te ketyre fondeve ne fund te muajit qershor 2012, krahasuar me 6.295 te tille per te njejten periudhe te vitit te kaluar. Cka do te thote ne terma praktike, se ka nje sensibilizim me te madh per te kontribuar prane te tilla skemave, me shpresen e perfitimit te nje pensioni me vone ne kohe. Sikunder, nga te dhenat vihet re se numri i meshkujve te siguruar ne kete skeme ka ardhur ne renie, konkretisht me 11.5%, ndersa eshte rritur me 20% numri i femrave, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Gje qe tregon edhe tendencen, ne te cilen eshte duke ecur aktualisht nje treg i tille sigurimesh ne vendin tone, i cili eshte relativisht i ri ne kohe. E cila mund te shpjegohet me vitet me te larta te punes, te siguruara qe mund te kene regjistruar ne vite meshkujt dhe nevojen per t'i plotesuar ato nga ana e femrave, te cilat mund te kene me shume vite pa pune se ata. Nderkaq, shtimi i te interesuarve prane skemave private te sigurimeve, mund te shpjegohet edhe me kthimin e nje numri te larte te emigranteve gjate periudhes se fundit ne vendin tone, si shkak i krizes se thelle financiare ne shtetin fqinj, Greqi. Mesa duket, ata ne shpresen per te perfituar nje pension ne vendin e tyre, investojne permes sigurimeve ne nje treg te tille. Nga ana tjeter, te dhenat e publikuara nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, tregojne se ne total tregu i pensioneve private vullnetare llogarit asete neto nen menaxhim me vlere rreth 211 milione leke, afro 37% krahasuar me fundin e vitit te kalua, cka flet per nje investim te madh rreth tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›