E Diel, 1 Nëntor 2026

Testohet "Nentori i Dyte" ne "Colorlab" te SHBA-se

Pas lajmit se filmi "Nentori i Dyte" do t'i nenshtrohet restaurimit ne Amerike ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, tashme eshte bere dhe faza e pare e testimit. Restaurimi i filmit "Nentori i Dyte" po vazhdon ne "Colorlab" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ky film eshte i pari i perzgjedhur per t'iu nenshtruar procesit te restaurimit, i cili do te vazhdoje fale nje bashkepunimi te vendosur mes "Coloralb" dhe Arkivit te Filmit. Ne faqen e "The Albanian Cinema Project" jane publikuar fotot e para me ngjyra, te cilat do te sherbejne edhe si test i filmit. Po ne kete faqe njoftohet se fale punes restauruese ka permiresim te dukshem ne ngjyrat e filmit, por ka ende per t'u bere, ne menyre qe ne ekran te shfaqet nje realizim ashtu sic do te duhej te ishte. Theksohet se tashme ka mbaruar edhe perkthimi ne gjuhen angleze, nje menyre qe do te ndihmoje prezantimin e filmit ne nje publik te huaj. "Nentori i Dyte", realizuar ne vitin 1982 me regji te Viktor Gjikes, pas restaurimit do te shfaqet ne Festivalin e Filmit Shqiptar, qe do te mbahet ne ditet e para te nentorit.

Nishani takohet me Presidentin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Jean-Claude Mignon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›