E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesim ne Itali, kushtet dhe dokumentet per te fituar te drejten Sonila Isaku

Nje tjeter projekt eshte hapur mes qeverise shqiptare dhe asaj italiane, i cili parashikon punesimin e 190 shqiptareve ne Itali. Te interesuarit do te kryejne jo vetem kursin e gjuhes italiane, por do te ndjekin per te pakten 3 muaj edhe kurse profesionale falas. Shtetasit shqiptare do te pajisen nga pala italiane me leje qendrimi dhe nga punedhenesi me kontrate te rregullt. Te gjitha detajet e ketij projekti u finalizuan nga Ministri i Punes, Spiro Ksera, dhe Ambasadori Italian, Massimo Gaiani. "Tregu shqiptar i punes kerkon gjallerim. Cikli i ri i punesimeve ne profesione te tjera eshte shume i rendesishem per t'i dhene mundesi, sidomos te rinjve shqiptare qe numri i papunesise ne kete grup eshte me i rritur, duke i krahasuar me grupet e tjera, ne menyre per te aplikuar ne sektore te tjere ne profesione te ndryshme", - tha Spiro Ksera, Minister i Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Nderkohe, ambasadori Italian ka theksuar se e vetmja menyre per punesimin e shqiptareve ne Itali eshte permes ketyre kurseve dhe aplikimeve profesionale. "Ketu jemi per t'i dhene udhe nje cikli te dyte, sa i perket kurseve te formimit te shqiptareve, te cilet kerkojne pune ne Itali. Behet fjale per nje sistem te ri qe shkon pertej koncepteve te flukseve te punesimit dhe qe nis me kurset profesionale, te cilat kryhen ne baze te nevojave dhe ofertave te tregut te punesimit ne Itali. Kjo do te jete nje mundesi, jo vetem per gjetjen e nje pune, por dhe me pajisjen e tyre me leje qendrimi pa afat", - u shpreh Massimo Gaiani, Ambasador i Italise. Sipas procedurave te percaktuara te projektit, te interesuarit mund te kryejne regjistrimin duke nisur nga datat 5 deri ne 24 tetor prane Drejtorive Rajonale te Sherbimit Kombetar te Punesimit. Kete here nga pala italiane kerkohen profesioniste te tille si saldatore, mekanike, marangoze, elektriciste, sanitare per ndermarrjet dhe sekretare. Aplikuesit duhet te plotesojne nje sere kushtesh perpara se te mbushin formularin. Sipas kritereve, ata duhet te jene te interesuar te zhvillojne nje aktivitet punesimi ne Itali ne sektoret e siperpermendur. Po keshtu nuk duhet te kene qene te denuar nga organet gjyqesore ose ne ngarkim te te cileve nuk jane hapur procedime penale, si dhe nuk jane subjekte te asnje gjendjeje juridike qe te pengoje leshimin e vizes italiane per arsye punesimi. Nga ana tjeter, po keshtu, aplikuesi nuk duhet te zoteroje nje titull qe t'u lejoje atyre te punojne ne Itali (per shembull: leje qendrimi per arsye pune, te drejte preference, leje te perhershme qendrimi). Projekti mes Shqiperise dhe Italise nisi ne mars te ketij viti dhe u ofroi mundesi 220 shqiptareve te mesonin nepermjet kurseve gjuhen italiane dhe nje profesion. Nga ata, deri tani, jane punesuar ne Itali rreth 80 persona dhe pjesa tjeter do te niset per t'u punesuar brenda vitit.

Si dhe ku do te aplikohet per punesim

Aplikimi i te gjithe te interesuarve do te behet nepermjet nje formulari te posacem, regjistrim i cili gjendet ne faqen e internetit te Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta (www.mpcs.gov.al) dhe te Sherbimit Kombetar te Punesimit (www.kerkojpune.gov.al), si edhe prane te gjitha Sporteleve te Migracionit. Formulari i plotesuar i regjistrimit duhet dorezuar personalisht, se bashku me nje dokument identifikimi, ne Sportelet e Migracionit prane Drejtorive Rajonale te Sherbimit Kombetar te Punesimit, ku do te merret nje kod personal per kryerjen e regjistrimit. Regjistrimi eshte i mundur ne Sportelet e Migracionit ne qytetet Tirane, Durres, Fier, Vlore, Berat, Gjirokaster, Elbasan, Korce, Lezhe, Shkoder, Kukes, Peshkopi. Per sa i perket afateve nuk do te merren parasysh kandidaturat qe do te mberrijne pas ores 16:30 te dates 24 Tetor 2012.

Si do te perzgjidhen kandidatet fitues

Kandidatet qe do te "konkurrojne" u duhet te specifikojne, ne formularin e regjistrimit, cdo vertetim apo certifikate te marre, vecanerisht per sa i perket njohjes se gjuhes italiane. Faza e pare do te jete ajo e pas plotesimit te formularit, me pas nepermjet nje interviste pas shpalljes se emrave te fituesve paraprake. Me pas do te jete faza e trete ku kandidatet qe do ta kalojne fazen perzgjedhese te intervistes tekniko-motivuese, do te marrin pjese ne kurset e formimit te miratuara nga Ministria Italiane e Punes. Me perfundimin e kursit te formimit, pjesemarresit do t'i nenshtrohen nje provimi perfundimtar, i cili ka si objektiv percaktimin e bilancit te njohurive te pjesemarresve dhe njohjen e gjuhes italiane. Pjesemarresve ne kurse do t'u behen te ditura procedurat dhe dokumentacioni i nevojshem per marrjen e vizes italiane per arsye punesimi dhe per hyrjen ne Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›