Balla Basha pergjegjes per rritjen e vrasjeve
TIRAN - Partia Socialiste ka shprehur dje shqetesimin ne lidhje me rritjen e vrasjeve ne vend. Deputeti socialist Taulant Balla theksoi dje se bilanci i vrasjeve vetem ne javen qe po leme pas eshte tete vrasje ne 2 dite. E verteta eshte se nuk mund te ishte ndryshe po te kesh parasysh se Minister i Brendshem eshte nje person i shpallur ne kerkim dy here nga drejtesia nje here per vjedhjen e 230 milione eurove dhe nje here per vrasjen e kater qytetareve te pafajshem - deklaroi Balla.
Sipas tij si mund ta luftoje krimin e organizuar nje shtet qe zevendes drejtor te pergjithshem te policise ka nje individ te akuzuar jo vetem per eliminim fizik personi por edhe te implikuar ne skandalin me te madh korruptiv te koheve te fundit ate te naftes Vergine. Per kete gjendje ku ndodhet vendi deputeti socialist beri pergjegjes Ministrin e Brendshem. Tete jete te humbura njerezish vetem ne dy ditet e fundit vetem per faj te Lulzim Bashes i cili si minister i Brendshem ka krijuar te gjitha kushtet qe te lulezoje krimi i organizuar trafiku korrupsioni vjedhjet dhe aksidentet rrugore.
Tete jete te humbura vetem ne kater dite. Sigurisht qe nuk mund te ndodhe ndryshe - akuzoi sekretari i grupit te PS-se. Sipas Balles nese Lulzim Basha pati kurajen qe me 21 janar te urdheronte vrasjen e kater shqiptareve faji i vetem i te cileve ishte pse protestonin sigurisht qe bilanci i sigurise ne Shqiperi do te jete tragjik.