Balla Berisha dorezo imunitetin Ti je problem si Ivo Sanaderi
Ne seancen plenare eshte zhvilluar nje interpelance mes Kryeministrit Sali Berisha dhe socialistit Taulant Balla per ceshtjen e korrupsionit ne vend. Edhe ne kete perballje nuk kane munguar debatet e ashpra mes Balles dhe Berishes. Kjo ishte interpelanca e pare qe Kryeministri del ne seance pas nje kohe te gjate mungese. Balla e cilesoi Kryeministrin si pjese e problemit te korrupsionit ne vend.
Pjese nga debatiTaulant Balla Zoti Kryeminister Nga vijne te ardhurat e djalit tuaj Shkelzen Yt bir Shkelzen Berisha deklaron te ardhura neto nga aktiviteti privat 200 mije euro si sekser. Mungon emertimi i kompanise statusi natyra e organizimit te veprimtarise se djalit tend. Duhet te na thuash cfare aktiviteti eshte ky qe ben 200 mije euro duke qendruar ne kafenete e Tiranes. Je bere sekser gjyqtaresh dhe urdheron moszbatimin e vendimeve te gjykatave. Hidhini gjithashtu nje sy deklarates se pasurise se kryetarit te bashkise Lulzim Xhelat Basha nje njeri dy here ne kerkim nje here per nje vjedhje dhe se dyti per vrasje te kater protestuesve te pafajshem. Lulzim Basha iu fsheh akuzes per zhdukjen e plot 230 milione eurove. Por shqiptaret duan te dine se ku kane shkuar 230 milione euro nga ky person qe eshte ende ne kerkim dhe nuk eshte gjykuar per kete vjedhje. Le te hyjme pak me thelle ne shpellen e kusarise dhe mund te konstatosh ate qe ndodh me te gjitha regjimet e korruptuara ne boten mbare. Si nuk thate nje fjale zoti Kryeminister per kontrabanden e naftes virgin. A eshte pare e degjuar diku ne boten demokratike nje drejtues policie nen akuze per kontrabande Kontrabanda prodhon para te pista eshte korrupsion apo jo zoti Kryeminister Te flasesh me ty per pronat publike dhe per interesat e Shqiperise menjehere te vjen ne mendje nje fjalim i Fan Nolit ne Parlamentin shqiptar ne vitin 1924 ku mes te tjerash ish-kryeministri i Revolucionit te Qershorit shkruan Ketu ne Shqiperi brenda nje dite si me magji tradhtori behet patriot dhe patrioti tradhtor. Sjellja juaj me pronen publike eshte nje sjellje tradhtare e njejte me sjelljen e nje hordhie te huaj plackitese. Ju Sali Berisha do te mbaheni mend si i vetmi Kryeminister ne bote qe ke bere sekserin e gjyqtareve. Nuk ka vend ne bote qe Kryeministri te beje pazar me toma dhe sashenka per shtepi 170 m2 per shtyrje te moshes se pensionit apo punesimin e djalit ne ministri.
Sali Berisha Deputeti parafoles Balla akuzohet per shpifje dhe ulet ne Kuvend si i vetmi deputet i denuar me shpifje. Ne nje stan ku jeton sa me shume shpif aq me shume lartesohesh. Sulmi personal qe behet ndaj djalit tim me Ballen kemi nje proces gjyqesor te hapur. Kryeministri ka dhene nje urdher qe femijet e tij te deklarojne pasurine. Meqenese im bir ka deklaruar shifren ne qofte se vetem 1 euro e ka te garantuar ne marredheniet me sektorin publik une kerkoj ti konfiskohen qe te gjitha. Ka nje kod ne familjen time nuk mund te kete asnje lidhje me sektorin publik.
Taulant Balla Nese djali juaj nuk ka marre 200 mije euro atehere une dorezoj mandatin e deputetit. Sali Si Sanaderi ne Kroaci je bere edhe ti ne Shqiperi. Po pengon vendin. Pa sanaderizimin e Shqiperise nuk ka integrim. Pa nje regjister te plote hetimi dhe ndeshkimi te zyrtareve te mesem dhe te larte pa zbardhjen e plote te krimeve te renda shteterore ne Gerdec dhe me 21 janar nuk mund te kete nje histori suksesi te Shqiperise ne luften kunder korrupsionit. Kam nje keshille per ty Sali Ta kam thene publikisht diten qe Parlamenti votoi per heqjen e imunitetit tim. Merr kurajen dorezo edhe ti imunitetin tend dhe eja me mua para prokurorise. Sqaro pozicionin tend per Gerdecin dhe 21 janarin...
Nderhyn Topalli Na keni akuzuar per krime kunder njerezimit me tete shishe uji. Edhe per ate na keni akuzuar. Kam qene une deputete e opozites ne ate kohe.
Fatmir Xhafaj PS O Laje lere te flase na je bere si Laja dikur.
Jozefina Topalli Ti ishe sekretari i pare i rinise se partise. Rri urte rri andej. Hajde me 22 mars festo edhe ti diten e demokracise. Hajde mor.
Balla Topallit Leshoje mikrofonin. Ke nje problem te madh nuk e kontrollon veten ne sjelljen me deputetet por dhe sa here sulmohet Kryeministri. Sali je ende ne moshe per te perballuar disa seanca pyetjesh. Me vone do ta kesh te veshtire sepse e ke te pamundur te shpetosh pa kaluar disa seanca pyetjesh kur te vije ora e se vertetes. Mubaraku e kishte kaluar moshen per te qendruar vete ne kembe kur i erdhi dita per te dale para drejtesise. Ndoshta jeta do te te jape nje shans per te qene me e mire per ty nese zbardhjen e krimeve ia beson shtetit ligjor. Luften kunder korrupsionit ne do ta fitojme ti ke edhe pak dite kohe
Sali Berisha Meqe u hap 21 janari. Te garantoj shefat tuaj se ti je nje njeri i keqperdorur se kurre ndonjehere nga spirali tij nuk do te dale dot. Sepse kjo PS ka nje histori te vecante jane problemet e medha per tu reformuar. E vertete eshte se ai qe ishte para tij Nano me te gjitha problemet ne menyre te pamohueshme beri disa hapa drejt reformimit. Kurse ky qe erdhi pas tij Rama te vetmen reforme qe beri ishte kjo mblodhi cunat e Bllokut dhe i vuri ne krye te saj. Me pas sulmoi nje dite qeverine legjitime per ta permbysur. Sulmoi ne emer te eterve ne nje hakmarrje te verber primitive. Moren pergjigjen qe meritonin. Se dyti reforma e tij e madhe jane rilindesit e tij. U paraqet shqiptareve Anastas Angjelin per rilindesin e financave u paraqet shqiptareve rilindesin e rendit te birin e Xhelil Gjonit u paraqet te perndjekurve rilindesin e madh Gramoz Rucin. Po te garantoj ty sic iku i pari juaj Ramiz Alia i dyti juaj i treti juaj me 8 maj do te ikin do te ikin 5 apo 6 here.
Replikat Klosi- Berisha
Sali Berisha Keta e kane mendjen te republika e skafografeve. Ku eshte ai Blendi Klosi se e kam pasur komisioner te PD-se ne vitin 1996. Ka qene komisioner i imi ai ish-nxenesi. Do ta sjell firmen e procesverbalit ta shohe.
Blendi Klosi Sali Berisha genjen. Ne vend qe te merret me ata qindra qytetare qe po protestojne atje ka zgjedhur serish te genjeje duke thene te paverteta.
Sali Berisha Ke qene nuk ke qene por votat i ke numeruar ti. Me triske apo triske votat i ke numeruar.
Blendi Klosi E pranove te pakten qe skam qene me PD-ne. Kaq desha une mos degjo se cfare te thote Sokol Olldashi.
Debatet per skafet
Artan Gaci PS Ky ligj e ka vendosur Shqiperine ne nje pozicion te turpshem ne krahasim me fqinjet. Zgjatja e ketij moratoriumi vetem do ta thellonte absurdin e ketij ligji nuk permbush asgje tjeter per penalizimin e qytetareve te tij dhe demtim ne industrine e turizmit.
Eduard Shalsi PS Nje flotilje e ka bazen ne Portin e Bishtit te Palles. Porti ushtarak i Bishtit te Palles eshte fare prane tokave ne Hamallaj te cilat jane folur shume per interesat e kupoles se familjes. Shpresojme se ky port te mos jepet me koncesion ta heqin nga asetet e Ministrise se Mbrojtjes.
Osman Metalla Djali i xhaxhait te Shalsit eshte kryetar ne nje institucion te rendesishem si Petrolifera.
Eduard Shalsi PS I nderuar zoti Metalla me zhgenjeve shume sot kur fillove te merresh me djalin e xhaxhait tim. Mu kujtua nje kolegu yt qe thoshte Dikur prisja ne paradhomen e Sali Berishes per te marre porosi per rebelin Arben Imami kurse sot me duhet te pres ne paradhomen e Berishes bashke me rebelin Imami si shok kabineti.