LRI u prezanton studentëve programin: Punësimi, prioritet
TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Evropian të Tiranës, takim në të cilin prezantoi programin e LRI-së “Arsim për Punësim”, dhe prioritet kyçe të LSI-së për rininë në qeverisjen e ardhshme.
Në fjalën e tij Braimllari deklaroi se “programi i Lëvizjes Rinore për Integrim është rezultat i një pune shumë të madhe të bërë nga qindra të rinj me propozimet e tyre konkrete për ecur më shpejt drejt një jete sa më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë”.
Sipas tij, LSI dhe LRI e shikojnë si shumë të rëndësishëm investimin që shoqëria bën tek rinia, pasi në këtë mënyrë investon për të ardhmen e sigurt të vendit, për të ardhmen evropiane të tij.
Arsimimi
Duke folur mbi propozime që programi i Lëvizjes Rinore për Integrim ka për edukimin Braimllari tha se LRI beson se edukimi cilësor, bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe të zhvillimit të vendit është çështje themelore për rritjen e kontributit rinor në progresin e vazhdueshëm të vendit. Sipas tij, një ndër propozimet konkrete të LRI-së në këtë drejtim është bërja e arsimit të detyruar nga 9- vjeçar në 12- vjeçar ndërkohë që rritja e peshës së arsimit profesional ndaj atij të përgjithshëm, duke e çuar atë në nivelin 50% me 50%, është një tjetër objektiv i rëndësishëm.
Punësimi
Ndërkohë që duke folur për punësimin, Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, tha se programi i LRI-së dhe LSI-së për punësimin është programi më ambicioz. Sipas tij punësimi i të rinjve mbetet një prioritet kryesor i Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Braimllari tha se LRI propozon lehtësira fiskale si ulje taksash dhe kredi të buta për bizneset të cilat punësojnë të rinjtë dhe për të rinjtë sipërmarrës.
Vendimmarrja
Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, foli edhe për pjesëmarrjen në vendimmarrje të të rinjve. Sipas tij, përfshirja e të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse është themelor për realizimin e objektivave për rininë. Braimllari tha se LRI propozon krijimin e kurrikulave nëpër shkolla që synojnë formimin e lidershipit, krijimin e një këshilli të rinjsh, të cilët ndjekin punën e Parlamentit, Komisionet Parlamentare, bashkive, komunave të vendit dhe njëkohësisht të kenë të drejtë fjale në mënyrë periodike për të ngritur problemet e tyre si dhe certifikimin e paketave të politikave rinore nga vetë forumet rinore të partive politike.
Sporti
Duke përfunduar Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, deklaroi para studentëve se sporti zë një vend shumë të veçantë në programin e LSI dhe LRI-së. Sipas tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim arti dhe sporti ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e një shoqërie të kulturuar, me vlera të larta morale dhe të shëndetshme.
(er.nu/BalkanWeb)