Svenson: Plotësoni sa më parë KQZ-në. Ligjet, të ishin miratuar më parë
Korçë- Nga qyteti i Korçës, ambasadori i Suedisë në vendin Tonë, Patrick Svensen ka folur për situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri.
Svensen ka ripërsëritur edhe një herë apelin e tij për plotësimin e KQZ-së me shtatë anëtarë, pasi sipas tij, kjo do të ishte në interes të integrimit.
Shpresoj të plotësohet sa më parë dhe të jetë një proces transparent. KQZ eshte mandatuar te kete 7 anetare dhe duhet te jete e tille. KQZ nëse s’është e plotë shumë çështje i kalojnë Kolegjit Zgjedhor,- ka theksuar ambasadori suedez.
Svensen është shprehur edhe për apelin e faktorëve poltikë ndaj njër-tjetrit për të votuar 3 ligjet dhe thirrjes së kryeministrit Berisha për mbledhjen e parlamentit të hënën dhe votimin e 3 ligjeve. Sipas tij, Miratimi i tre ligjeve duhet te ishte bere, kjo eshte ne interes te integrimit.
Ndërsa për sa i përket situatës më të fundit të incidenteve elektorale, Svensen ka thënë se në çdo vend ka të tilla për arsye të shumta.