E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton shtyn serish viziten ne Ballkan

Ministrja e BE

Shtyhet pa nje afat serish vizita e baroneshes Catherine Ashton ne Tirane. Mediat kosovare duke iu referuar burimeve diplomatike te Keshillit te Ministrave ne Bashkimin Europian thone se nje vizite e baroneshes Ashton ne rajon te pakten kete periudhe nuk do te ndodhe. Perfaqesuesja e larte e BE-se per Politike te Jashtme Catherin Ashton nuk do te vizitoje Shqiperine ne fund te ketij muaji ashtu sikurse dhe ishte parashikuar. Pervec Tiranes Ashton kishte planifikuar te vizitonte Prishtinen Beogradin dhe Sarajeven. Burimet ne Bruksel thone se vizita e perfaqesueses Ashton do te caktohet per nje kohe tjeter edhe pse ende nuk ka nje date te sakte se kur mund te realizohet ky tur i rendesishem i shefes per Politiken e Jashtme ne BE Katrine Ashton. Per koincidence lajmi per anulimin e vizites se Ashton ne rajon ka ardhur ne diten kur i derguari i saj Miroslav Lajcak perfundoi viziten e trete te tij ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›