Balla: Berisha ka shkelur të gjitha vendimet e gjykatave
“Sali Berisha nuk mund të ketë si alibi të marrjes peng të kutive të votimit të 28 qershorit asnjë vendim gjykate, sepse nuk ka një vendim gjykate që bllokon hapjen e kutive nga komisionet hetimore të Kuvendit. Nuk mund të thotë se ka një vendim gjykate, njeriu që për 18 vjet me radhë nuk ka respektuar qoftë edhe një vendim të vetëm apo urdhër përkundrejt tij nga gjykatat shqiptare”, theksoi deputeti i zgjedhur, Taulant Balla.
Ai shtoi se Sali Berisha në katër vitet e fundit e dhunoi 16 herë Kushtetutën dhe nuk zbatoi asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese. “Sali Berisha do të mbahet mend si i vetmi dëshmitar apo edhe i akuzuar për lloj-lloj shpifjesh që nuk iu përgjigj asnjëherë fletëthirrjeve të gjykatave Shqiptare”, vijoi ai.
Balla kundërshtoi edhe vendimin për festimin e 8 nëntorit, si dita e rrëzimit të Murit të Berlinit, duke vlerësuar se në atë kohë, Berisha mbante në xhep teserën dhe paguante rregullisht kuotat e Partisë së Punës.