E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Berisha luftë sipërmarrjes së lirë

Deputeti, Taulant Balla tha se të gjithë biznesmenët e mëdhenj që nuk punojnë për Berishën, shpallen mafiozë nga ky i fundit.

 “Për sekretarin e pandreqshëm të partisë, që ka filluar të lexojë Deng Xiaopingun, sot nuk ka rëndësi nëse ke një biznes të vogël apo të madh, e rëndësishme është që të punosh për Saliun. Sali Berisha është boshti i konfliktualitetit në këto 18 vjet”,theksoi deputeti socialist.

Balla i ka kujtuar Berishës “që në respekt të 65 vjetëve që ka, të mos flasë më për fustane apo të brendshme, se nuk i shkojnë as për moshën e as për shaminë e atllasit që mban në xhep. Shqiptarët nuk kanë nevojë të ndoten nga papërgjegjshmëria e këtij individi”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›