E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Berisha po e kthen 20 shkurtin ne dite te urrejtjes ndaj opozites

Menjehere pas koncertit festiv te organizuar nga PD-ja ne shesh me rastin e 20 shkurtit ka reaguar Partia Socialiste nepermjet deputetit Taulant Balla. Ne deklaraten e tij per shtypin Balla e cilesoi 20 shkurtin feste te te gjithe shqiptareve po jo te Sali Berishes.

Sot duhet te ishte nje feste spontane e popullit aspak nje miting i Sali Berishes ku arsimtare studente e punonjes te administrates nga anembane vendit ngjishen ne autobuse e nxirren ne shesh per te treguar sesa e do populli regjimin e Saliut. Sali Berisha po ndjek shembujt e shemtuar te diktatoreve ne largim. Historia e vjeter dhe e re e diktatoreve eshte sot modeli dhe historia e fundit te Sali Berishes.

Ai po vret per te ndalur protestat ai po fyen gjakun e te vrareve per drejtesi para zyres se tij ai po rreh barbarisht per te trembur valen e pakenaqesise popullore ai po organizon anti-mitingje groteske duke e kthyer 20 shkurtin nga nje dite simbol te opozitarizimit kunder diktatures ne nje dite te urrejtjes kunder opozites. Kjo fotografi ku Saliu qendron ne maje te varkes familjare te diktatorit Enver Hoxha eshte prova me e qarte e se Sali Berisha ishte dhe mbetet njeriu i diktatures.

Prandaj ne ditet e javet ne vijim shqiptaret do te protestojne me te shumte se kurre kunder Saliut e Ilirit e kusareve me bllok ne dore te cilet nuk mund te trembin me askend me dhunen e fjaleve dhe dhunen e armeve pas te cilave jane strukur keta kusare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›