E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ish-bllokmenet deshtuan me 21 janar

Tubimi festiv i FRPD raportim direkt

Tirane 20 shkurt NOA- Kryeministri Sali Berisha permendi ne fjalimin e tij per rrezimin e komunizmit ngjarjen e dates 21 janarit duke theksuar se ajo u ideua nga pinjollet e ish-Bllokut komunist.

20 vite pas permbysjes se eterve me 21 janar te 2011 bijte e tyre do te ishin te vetmit ne Europen e pas luftes qe u rreshtuan me gure drure dhe zjarr dhe kerkuan te permbysnin qeverine ligjime dhe deshtuan tha Berisha duke shtuar se 21 janari u mesoi juve se vota eshte me e forte se cdo gure se cdo arme.

Kreu i qeverise ka theksuar se ata qe flasin ne emer te popullit nuk njohin voten e lire te popullit.

Bllokmenet qe permbysem 20 vite me pare cdo dite flitnin per popullin dhe ne emer te tij. Sot pas 20 vitesh njelloj si eterit pinjollet e tij flasin per popullin. Ata nuk e kuptojne se kurre se populli nuk ka folur kurre me zerin e tyre. Populli flet dhe do te flas me voten e tyre te lire tha Berisha.

Ai u shpreh se 8 maji eshte takimi i radhes me voten e lire dhe mazhoranca do tu jap pergjigjen e duhur gjithe bllokmeneve.  Ai u shpreh ish-bllokmenet nuk do te munden kurre ta marrin me dhune pushtetin. E provuat me 21 janar dhe mos provoni kurre ta provoni me. Rendi nuk permbyset me dhune tha ai.

a.k.NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›