Balla: Protesta kundër këtij regjimi
Ndërsa PD-ja organizoi një koncert festiv në 20 vjetorin e rënies së diktaturës, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi nga opozita.
Deputeti socialist Taulant Balla në një konferencë për shtyp akuzoi maxhorancën, si nje forcë politike e cila feston ndërsa ka vrarë katër persona. Në vijim të akuzave të rënda, Balla thekson:
“Berisha po sillet si Ahmadinexhad. Berisha po e kthen 20 shkurtin, në ditën e urrejtjes ndaj opozitës. Berisha po kërkon të vjedhë me anë të privatizimeve”.
Ndërkaq, opozita bën thirrje sërish për protesta, në emër të qytetarëve të cilët jetojnë në varfëri e që nuk pranojnë nënshtrimin ndaj këtij regjimi.