E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS Edi Rama ngushellime ne familjen Nikaj


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka bere nje vizite ne familjen Nikaj ne fshatin Gryke-Manati te Lezhes per te shprehur ngushellimet per humbjen e djalit te tyre Aleks Nikaj. Pasi i shprehu ngushellimet e sinqerta per humbjen e njeriut me te dashur familjes Nikaj Rama u shpreh se per viktimat e 21 janarit duhet te behet drejtesi.

Rama tha gjithashtu se PD perfshin shume njerez te mire e te ndershem qytetare qe kane te gjitha arsyet te kene simpati per parime e vlera te djathta po kjo ka te beje me nje regjim te nje grushti njerezish qe e kane uzurpuar dhe kthyer ne kale te betejes se tyre per perfitime Partine Demokratike.

Aleks Nikaj djali-36 vjecar i familjes Nikaj ishte babi i 2 vajzave njera 3 vjec dhe tjetra vetem 1 muajshe. Ai u plagos ne koke gjate demonstrates se 21 janarit por nuk mundi ti rezistoje plages dhe u nda jeta ne nje spital ne Turqi. Trupi i tij u soll ne Shqiperi ne date 6 shkurt per tu varrosur ne vendlindje nje dite me pas.

Gjate vizites ne familjen Nikaj kryetari i PS Edi Rama ka qene i shoqeruar nga nena e tij zonja Aneta bashkeshortja Linda dhe anetari i Opozites se Bashkuar Prec Zogaj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›