E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi i derrit, në Shqipëri 96 persona të prekur

 Lajmin e ka konfirmuar Pëllumb Pipero, drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka theksuar se 20 raste të tjera janë shtuar në fundjavë.

Ai bëri të ditur se të prekurit janë trajtuar në spital, ndërsa vetëm njëri prej tyre ka pasur komplikacione, i cili është i shtruar në sonatorium. Ai është një shtetas nga Durrësit, i cili ka pasur komplikacione.

Për këtë arsye, megjithëse në fundjavë në spital ishin vetëm mjekët roje, specialistë të kësaj fushe janë detyruar të lënë pushimin dhe të ndjekin nga afër rastin. Mësohet 30-vjeçari durrsak po vëzhgohet nga mjekët në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›