Balla: Berisha vazhdon të fshihet nga trafiku i armëve dhe Gërdeci

Deputeti socialist kërkon përgjigje nga kryeministri për implikimin e të birit në afera korruptive
Opozita i kërkon kryeministrit Berisha që të thotë të vërtetën lidhur me akuzat e publikuara në media ndaj djalit të tij, Shkëlzen Berisha. I pozicionuar para Kryeministrisë, deputeti socialist Taulant Balla i ka bërë disa pyetje në distancë, kryeministrit Berisha. Po bëhet më shumë se një javë që media e shkruar dhe ajo televizive po publikojnë çdo ditë fakte dhe prova shkresore, të cilat implikojnë drejtpërsëdrejti djalin e kryeministrit, Shkëlzen Sali Berisha, me krimin shtetëror të trafikut të armëve dhe tragjedinë e Gërdecit. Pse fshihet dhe çfarë fsheh Sali Berisha, u shpreh deputeti Balla, duke kërkuar gjithashtu nga Berisha se cila është e vërteta që ky i fundit tenton ta mbajë larg vëmendjes së opinionit publik. Pse Sali Berisha i bën presion prokurorisë dhe gjykatave? Përse tenton Sali Berisha të censurojë shtypin e lirë, me kriminelë dhe paratë e pista të korrupsionit?, kanë qenë dy pyetje të tjera të Ballës drejtuar kryeministrit Berisha. Gjatë deklaratës për media, deputeti socialist nuk ka lënë pa përmenduar edhe faktin se, Sali Berisha erdhi në pushtet me premtimin e duarve të pastra, ndërsa sot, sipas tij është peng dhe shëmbëlltyrë i trafikut të influencës dhe korrupsionit familjar. Sali Berisha punoi këto katër vjet për interesat e fëmijëve të tij dhe jo për interesat e shqiptarëve.Shqiptarët e dinë tashmë se kjo politikë e vjetër e interesave personale po mban në këmbë murin e vizave për shqiptarët, vijoi më tej Balla, duke shprehur bindjen se pas 28 qershorit, qeveria e re me Edi Ramën kryeministër, do vendosë interesat e shqiptarëve mbi interesat e politikës, duke i sjellë Shqipërisë ndryshimin që meriton. Pas publikimit të disa tablateve telefonikeve por edhe shkresave të shumta ku përmendej edhe emri i Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit, opozita i ka kërkuar herë pas here kryeministrit që të japë shpjegime për korrupsion brenda familjes. Por reagimet e shpeshta të deputetit socialist kundër kryeministrit Berisha, tashmë kanë filluar të shndërrohen gati-gati në një konflikt mes tyre. Ky konflikt madje është gati në të mbërritur edhe në dyert e gjykatës. Deputeti socialist Taulant Balla, u akuzua së fundmi nga kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, si trafikant prostitutash. Balla, duke e cilësuar kryeministrin Berisha të sëmurë mendor, ka deklaruar se do ta padisë atë për shpifje. Balla deklaroi se do ti drejtohet dyerve të prokurorisë për padinë ndaj kryeministrit Berisha, për cënim të emrit të tij, duke u akuzuar për trafik prostitucioni. Reagimi i menjëhershëm i Ballës ka ardhur pasi kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë një emisioni televiziv e ka akuzuar atë për prostitucion, duke veçuar faktin se ky i fundit është ndaluar nga policia italiane me tre femra në makinë. Një deklaratë tepër e fortë kjo, e cila është renditur në krye të faqeve të para të shtypit të përditshëm. Për fat të keq, Berisha është një i sëmurë mendor për të cilin Shqipëria do të paguajë koston e keqqeverisjes edhe për 45 ditë. Unë do ta padis atë në prokurori, së bashku me Gertin, Erlën dhe Argitën, për fyerje ndaj emrit tim dhe familjes sime. Ky njeri i njeh fare mirë trafiqet, sidomos atë të armëve dhe pastrimin e parave, pasi përmes zyrës së vajzës së tij, vazhdon të pastrojë para që vijnë nga Serbia, ka deklaruar Balla. Kryeministri ishte shprehur se deputeti i PS është ndaluar nga policia italiane me tre vajza në makinë me qëllim trafikimin e tyre. Është ndalur nga policia italiane me prostituta në makinë, ka qenë me tre vajza në makinë në Itali. Ai që trafikon vajzën e tjetrit, ai trafikon edhe motrën e tij. Kemi prova me dëshmitarë, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës televizive. Në fakt, kjo nuk është akuza e parë që kreu i qeverisë i ka bërë deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, pasi ai e ka sulmuar disa herë edhe në parlament.
Last Updated on Wednesday, 20 May 2009 16:40