Balla: Blushi e Malaj, hiqni dore nga dualizmi politik
Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, i drejtoi dje thirrjen kolegeve Ben Blushi dhe Arben Malaj, qe te mos dualizojne qendrimin e tyre politik, pasi vemendja duhet perqendruar tek zgjedhjet e 28 qershorit. "Eshte momenti qe te jemi te gjithe sebashku, per te realizuar nje qellim politik te suksesshem. Jam i sigurt qe muaj me pas do te kete edhe mbeshtetjen e atyre qe votuan PS, duke shkuar ne protesta", drejtoi thirrjen Balla. Duke folur per kushtezimin e raportit me Parlamentit nga ana e socialisteve, zyrtari selise roze deklaroi se, nuk mund te pranohet nje rezultat zgjedhor i imponuar dhe nje mazhorance ilegjitime. Duke folur per pavlefshmerine e mandatit te deputetit, pas gjashte muajsh, nese nuk paraqiten ne Kuvend, Balla theksoi se nje vendim i rendesishem i Partise Socialiste, nuk mund te kushtezohet me kushtezime, qe jane te percaktuara nga rregullorja e Kuvendit te Shqiperise. "Ne jemi mandatuar per te qendruar fort ne keto kater kushte, eshte vendimtare zbardhja per te siguruar zgjedhje te lira ne Shqiperi", vleresoi deputeti i PS.