E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtaret e Rames, gati zbritja ne baze

Levizja per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste tashme eshte ne fazen e saj te percaktimit te rendit kalendarik, per nisjen e levizjes se tyre ne te gjithe Shqiperine. Burime nga ky grupim bejne te ditur se, pas inaugurimit te kesaj levizje ne Tirane, levizja do te perqendrohet ne Shkoder, Fier, Berat etj. Qe do te thote, fillimisht do te shkohet ne zonat ku ka pasur kontestime nga ana e socialisteve dhe papajtueshmeri me rezultatin e dale. Keshtu pra, qellimi i tyre do te jete shpjegimi i situates politike si dhe mendimi ndryshe te cilet percjellin, qe do te thote vajtja ne Parlament dhe perballja me mazhorancen, ne sallen e institucionit, per te cilin jane zgjedhur. Te njejtat burime saktesojne se gjate kesaj periudhe kohore, ka pasur takime te shumta me themeluesit e kesaj levizje, per te koordinuar midis tyre bashkepunimin dhe takimet, qe do te zhvillohen ne rrethe. Kjo pasi, duhen perfaqesuesit e duhur, te cilet njohin zonen dhe kane fuqi ne dege te ndryshme te socialisteve, per te organizuar takime dhe per te marre me vete perkrahes. Ne ditet ne vijim do te mund te behet e ditur nje program kalendarik, qe do te percaktoje levizjet e radhes te Levizjes per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste, qe do te zgjase per afro nje vit. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›