"Zgjedhjet plotesuan angazhimet e OSBE"

Raporti thote se ndersa ploteson shumicen e angazhimeve te OSBE-se, zgjedhjet nuk realizuan ne menyre te plote potencialin e Shqiperise per te zbatuar standardet me te larta per zgjedhje demokratike. Pse ndodhi kjo?
Se pari, konkluzioni yne ishte se zgjedhjet plotesuan angazhimet kryesore te OSBE-se, keshtu qe vleresimi i pergjithshem eshte pozitiv. Ne arritem ne perfundimin se ka permiresime ne nje numer fushash, per shembull per sa i perket sistemit te ri te regjistrimit te votuese, per sa i perket futjes se kartave te identitetit qe permireson identifikimin e zgjedhesve. Kuadri ligjor eshte permiresuar ne menyre konsensuale nga te dy partite kryesore dhe gjithashtu numerimi i votave ka ndodhur ne nje menyre me te permiresuar krahasuar me zgjedhjet e meparshme.
Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe nga nje vend i tille priten standardet me te larta. Pse nuk jane arritur keto gjate ketyre zgjedhjeve?
Po, pervec pikave pozitive, ne gjithashtu vume re se keto zgjedhje nuk realizuan ne menyre te plote potencialin e Shqiperise per te zbatuar standardet me te larta per zgjedhje demokratike. Kjo, ne nje mase te madhe, ndodhi per shkak te mungeses se angazhimit nga te gjitha partite politike per te respektuar permbajtjen dhe synimin e ligjit per te shperndare detyrat zgjedhore ne menyre te pergjegjshme per te ruajtur integritetin e procesit.
Cili eshte roli i qeverise ne keto probleme?
Nese pyesni per rolin e qeverise, ne ne kete faze sigurisht kemi publikuar raportin tone perfundimtar. Ne ia kemi derguar ate autoriteteve nepermjet kanaleve te OSBE-se. Raporti perfshin rekomandime per permiresime per zgjedhjet e ardhshme qe mund te konsiderohen nga qeveria me qellim qe te pergatitet per zgjedhjet e ardhme.
Cilat jane disa nga rekomandimet qe ju i jepni qeverise shqiptare?
Rekomandimet nuk i drejtohen vetem qeverise. Ato i drejtohen te gjithe forcave pjesemarrese ne procesin zgjedhor. Nje nga rekomandimet kyce qe ne bejme ne raport eshte qe te gjitha palet e interesuara ne proces, vecanerisht partite politike, te marrin seriozisht angazhimet e tyre, ose pergjegjesite qe kane, te zbatojne pergjegjesite qe kane ne nje proces zgjedhor. Ne kemi vene re se aspekti teknik i procesit elektoral u politizua shume dhe partite votuan p.sh. ne komisionet zgjedhore pergjate linjave partiake, gje qe pati efekt negativ ne procesin zgjedhor.
Shume do te varet nga ky raport i OSBE-se. Opozita shqiptare po bojkoton parlamentin dhe ata kane hedhur akuza per mashtrim gjate zgjedhjeve. Si e vleresoni ju kete qendrim te opozites?
Roli yne nuk eshte per te nderhyre ne proceset e brendshme politike. Roli yne eshte te vezhgojme zgjedhjet dhe te raportojme per gjetjet tona. Dhe kjo eshte cka kemi bere ne. Gjetjet tona jane perfshire ne kete raport dhe i takon tani paleve te interesuara ne kete proces zgjedhor, dhe ne zgjedhjet ne pergjithesi ne Shqiperi, qe te nxjerrin konkluzionet e tyre nga raporti.