Balla: E turpshme favorizimi që u bëhet zyrtarëve për pasurinë
Kaos dhe bllokime të mbledhjes nga demokratët në mbledhjen e Komisionit të Integrimit
Dy nismat e qeverisë për kontrollin e dhuratave të politikanëve shkaktojnë përplasje të mëdha në Komisionin Parlamentar të Integrimit. Kaosi në mbledhjen e Komisionit të Integrimit erdhi nga qëndrimi i deputetëve të mazhorancës, të cilët kërkuan mosvazhdimin e debatit për dy nismat ligjore Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionimeve publike dhe Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Sipas projektligjit që na propozoni, ai zyrtari i korruptuar i ndan shpenzimet e tij nën 5 milionë lekë dhe nuk hyn në klauzolën e shkronjës së nenit 3. Duhet bërë çdo shpenzim mbi 500 mijë lekë të vjetra. Një qytetar shqiptar që merr 500 lekë në vit i deklaron të gjitha, ndërkohë që një politikan që merr 1 ose 2 milionë lekë në muaj, u dashka të deklarojë shpenzime mbi 5 milionë lekë. Turp i madh! Turp i madh që na e sillni ne si deputet dhe turp i madh për ata që na e sjellin nga qeveria. Uleni këtë shumë. Të deklarojë çdo politikan i lartë në këtë qeveri çdo kafe që pi. Ndryshe nuk luftohet korrupsioni, tha deputeti i PS-së, Taulant Balla. Pas një replike me deputeten Mesila Doda për kolltukët, debati është hapur për çështjen e imunitetit. Do të ishte e mirë që në fillim të votonim për heqjen e imunitetit dhe opozita të jepte votën e saj, tha demokrati Gert Bogdani. Pas kësaj, replikoi Balla, i cili u shpreh se unë jam pa imunitet. Edhe ne e kemi hequr imunitetin kemi shprehur vullnetin, ti e ke hequr vetëm për një çështje. Ty ta kanë hequr Taulant, ne e kemi dorëzuar vetë, replikoi deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu. Ndërsa kundërreplika erdhi nga socialisti Marko Bello, i cili u shpreh se ai veprim i PD-së është një nul ligjor. Po i bëj thirrje publike kryeinspektorit që mjafton të shkojë në Shtefanplatz fundjavave dhe do të shohë çerekun e gjykatësve shqiptarë, apo treçerekun e politikanëve, marka makinash që janë të vitit 2011, apo 2012, të deklaruar me një shifër totalisht të ndryshme nga ajo që është vlera e tregut, u shpreh Ditmir Bushati, deputet i PS-së, kryetar i Komisionit të Integrimit. Po situata precipitoi në momentin kur deputetja e PD-së, Mesila Doda i kërkoi ekspertëve të institucioneve të mos jepnin shpjegim mbi mënyrën e ndryshimit të gjobave në krahasim me ligjin e mëparshëm. Në mënyrë të papritur ajo kërkoi votimin e draftit, duke akuzuar njëherësh dhe kryekomisionerin Bushati për fshehje të materialeve shkresore të paraqitura nga Kuvendi. Pas këtij votimi të njëanshëm, ku Doda e cilësoi të kryer procesin, deputetët e mazhorancës u ngritën dhe braktisën mbledhjen. Bushati kërkoi ndërprerjen e mbledhjes për ta rifilluar pas disa minutash. Më pas dy draftet u votuan në tërësi si nga pozita ashtu dhe nga opozita. B.H
Ligji – Ndryshimet në ligj parashikojnë rritjen e numrit të zyrtarëve që i nënshtrohen kontrollit të pasurisë dhe deklarimin e shpenzimeve mbi 500 mijë lekë
Deklarimi - Politikanët dhe zyrtarët e lartë duhet të deklarojnë veç pasurive dhe të ardhurave të tyre, edhe shpenzimet për arsim, mjekim, pushime, apo arredim banese, kur ky shpenzim arrin mbi 500 mijë lekë të reja
Balla: E turpshme favorizimi që u bëhet zyrtarëve për pasurinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip