E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata, SHISH-it: Çfarë roli kishte Kumbaro

Gazeta Shqip

Procesi Hoxha

Ish-shikasi, Ilir Kumbaro, i akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës në tetor të vitit 1995, pretendon se ka qenë një nga 1000 informatorët dhe nuk kishte asnjë lidhje me çështjen në fjalë. Të paktën kështu deklaroi dje në seancën gjyqësore avokati i tij, i cili pohoi se SHIK-u duhet të përcaktojë pozicionin e klientit të tij. Sipas pretendimeve që ka ngritur avokati në gjykatë, Kumbaro ka shërbyer në zonën e Komisariatit numër 3, i cili nuk ka në mbikëqyrje rrugën Siri Kodra, ku dhe ka ndodhur rrëmbimi i biznesmenit Remzi Hoxha. Nisur nga kjo kërkesë, gjykata ka vendosur që ti drejtohet me një shkresë SHISH, për të kontrolluar në arkivën e tij rreth pozicionit të Kumbaros, gjatë shërbimit në këtë institucion. Ndërkohë, gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për ripyetjen e dëshmitarit Abdyl Loshaj, pasi, kjo gjë, sipas gjykatës është ezauruar.

Gjykata, SHISH-it: Çfarë roli kishte Kumbaro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›