E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Jane shpenzuar 40 milione dollare per manipulimin e zgjedhjeve

Akuzat Deputeti socialist ka bere publike faktet qe zoteron opozita

Partia Socialiste nis aksionin politik te denoncimit te manipulimit te zgjedhjeve te 8 majit 2011 ne Tirane. Edhe pse ka njohur vendimin e institucioneve selia roze ka hapur dje ate qe mund te parashikohet si seria e betejes politike qe synon me sa duket bindjen e opinionit per deformimet e pretenduara por edhe nje sensibilizim te komunitetit nderkombetar per ate cfare ka ndodhur. Nje nga drejtuesit e Grupit Parlamentar Taulant Balla beri publike dje te dhena konkrete qe flasin per dublime masive ne lista makinacione te qellimshme korruptim gjyqtaresh gjithcka e inkuadruar nen nje operacion me kosto 40 milione euro. 10 mije zgjedhes me banim ne Tirane kane votuar ne menyre te dyfishte per shkak se ne gjeneralitetet e tyre me se shumti ne vitin daten apo muajin e lindjes kane ndryshime te cilat kane shmangur kapjen e dublimit nga sistemi kompjuterik. Na rezulton se banore te rrethinave te njesive te tjera vendore qe rrethojne Tiranen kane votuar dy here permes ketij sistemi manipulativ shkon ne 40 mije numri i votuesve te sjelle ne Tirane apo votues dy here ne Tirane per te arritur ne ate numer tha ai. Ky fakt i publikuar qe perpara zgjedhjeve nga gazeta Shqip duket se po ridel ne siperfaqe me nje vlere te re politike nisur nga humbja e PS-se ne Tirane e konsideruar si humbje procedurale. Me tej njesoj si kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci ne nje interviste televizive Balla ka hedhur akuza te forta edhe per relatoren e seances se fundit Sashenka Jonuzi per te cilen ai ka aluduar se eshte perpunuar perpara se te jepte vendimin. Ne e dime fare mire se kush eshte zyra avokatore familjare ne te cilen u thirren anetaret e Kolegjit Zgjedhor nga Toma te Sashenka per te bere pazarin. Keta gjyqtare te korruptuar per te cilet kemi prova te qarta se ne cilen zyre jane ftuar se me ke jane takuar dhe sa jane paguar tha Balla. Prej ketej logjikisht duhet pritur nje padi penale per te dy gjyqtaret meqenese PS-ja po pretendon disponimin e provave te qarta. Ne finale Balla ka ritheksuar se procesi i Tiranes ka kushtuar shume shtrenjte perderisa shifra e selise roze eshte 40 milione euro qe ne asnje rrethane dhe ne asnje vend nuk mund te vleresohet si nje operacion modest.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›