Ministri i Jashtem i Kines vizite e papritur ne Tirane. Mister axhenda
Ministri i Jashtem i Kines Yang Jiechi Meets do te vizitoje ne daten 3 gusht Shqiperine. Ministria e Jashtme e vendit tone sikunder dhe ajo e Kines ne faqen e vet zyrtare nuk jep shpjegime apo detaje per axhenden dhe qellimin e saj por fakt eshte se ajo perfaqeson ngjarje diplomatike me rendesi. Ministria e Jashtme e Shqiperise nuk konfirmon zyrtarisht as faktin nese vizita ben pjese ne kuader te nje turi me te gjere te ministrit kinez apo eshte e organizuar vetem per Shqiperine cka edhe do te specifikonte peshen e saj. Ajo qe dihet eshte se Yang Jiechi Meets do te qendroje ne vendin tone vetem per nje dite gjate se ciles do te takohet me homologun Edmond Haxhinasto Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi. Nisur nga heshtja e deritanishme arsyet e vizites ne fjale mundet vetem te hamendesohen. Ne planin diplomatik nje levizje qe mundet te kete terhequr vemendjen e Pekinit zyrtar ndaj Tiranes eshte vendimi i qeverise shqiptare i dates 23 qershor 2011 per te hequr vizat hyrese per shtetasit e Tajvanit. Ndjeshmerite e Kines ndaj cdo nisme hapese ndaj Taipeit jane shume te larta edhe pse duhet thene se ne rastin konkret akti i Shqiperise nuk duket te jete marre seriozisht as nga Tajvani. Shqiperia ka qene vendi qe dikur na ka perzene si anetare te OKB-se. Megjithate nga 115 vendet qe kane hequr vizat per Tajvanin tajvanezet udhetojne vetem ne 96 te tyre - eshte shprehur pas ketij vendimi Presidenti i ketij vendi Jing-Zheo. Nderkohe nuk perjashtohet edhe nje axhende ekonomike e ministrit kinez ne nje periudhe kur Shqiperia ka pranuar edhe zyrtarisht prekjen nga kriza. Ketu duhet kujtuar se ne vitin 2009 Kryeministri Berisha premtonte zona te lira ekonomike per investitoret e huaj ku Kina ishte e interesuar per investime ne portin e kontejnereve qe parashikohej te ndertohej ne Vlore. Pertej ketij kuadri vizita e Meets ne vetvete bart rendesi te dores se pare qofte edhe per faktin se vendi te cilin ai perfaqeson eshte aktualisht ne krye te rritjes ekonomike boterore pa harruar se Kina eshte anetare e Keshillit te Sigurimit. Ketu ka vend te kujtohet vecanesia e marredhenieve shqiptaro-kineze e trasheguar nga koha e viteve 45-90 kur Tirana zyrtare e drejtuar nga PPSh-ja ishte aleate e ngushte e Pekinit.
AmbasadoriPer te mbetur ne kete plan komunikimi dypalesh po dje ambasadori kinez ne Shqiperi Wang Junling ka qene ne qytetin e Durresit ku eshte takuar me kreun e bashkise Vangjush Dako. Ai eshte interesuar per ate cka ofron ky qytet per sa i perket vecanerisht sektorit ekonomik dhe atij te turizmit. Kryebashkiaku eshte ndalur ne sektorin ekonomik ku ka pershkruar rolin e rendesishem te portit detar ne ekonomine e te gjithe vendit duke shtuar se Durresi ka cfare ti ofroje investitoreve te huaj dhe ne kete kendveshtrim ai ka kerkuar nje nxitje me te madhe te biznesit kinez per te investuar ne Durres.