Balla Korrupsioni Shqiperia e sunduar nga Berisha
27/10/2010Raporti i Transparency International
Raporti me i fundit i Transparency International na jep serish nje tablo tronditese te korrupsionit ne Shqiperine e sunduar nga Sali Berisha - ishte ky konstatimi i bere dje publik nga Partia Socialiste lidhur me raportin me te fundit te Transparency International. Ishte deputeti i kesaj partie Taulant Balla qe gjate nje deklarate per shtyp vuri ne dukje se eshte absurde qe ne kete situate te trumbetohet si arritje permiresimi me 0.1 pike i perceptimit te korrupsionit ne vend nderkohe qe ky rezultat eshte me i ulet se dy vjet me pare. Madje ne kete linje Balla ironizoi deklaratat optimiste te ardhura nga kampi mazhoritar mbi nje raport te tille. Ne nje studim ku marzhi i gabimit sipas vete organizatoreve eshte 5 kjo rrahje gjoksi per 0.1 pike permiresim perben thjesht nje koment te hidhur mbi derexhene ku eshte katandisur lufta ndaj korrupsionit ne kete vend - vuri ne dukje deputeti socialist. Pon ne kete linje ai shtoi se nje pushtet ku cdo minister eshte i implikuar ne afera korruptive dhe ku ne cdo skandal rezultojne te perfshire ne mos djali e vajza me se paku miqte e familjaret e Sali Berishes nuk ka si te jete nje pushtet qe lufton korrupsionin dhe se faji per kete situate te turpshme eshte thjesht e vetem i Sali Berishes. Ne gjykimin e socialisteve kjo eshte arsyeja pse Sali Berisha i vodhi zgjedhjet. Ja pse Sali Berisha refuzon transparencen sepse ai eshte peng i krimit dhe korrupsionit - u shpreh Balla.