E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Hetoni akuzat po ju bie besimi ne publik

27/10/2010Kryeprokurorja Eshte e veshtire te perballesh me jakat e bardha

Vendosni drejtesi pavaresisht nese i kane jakat e bardha apo me viza

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka shfrytezuar dje diplomimin e studenteve te Shkolles se Magjistratures per te shigjetuar prokurorine per apatine e treguar ne lidhje me akuzat qe jane hedhur se fundi ne tregun politik shqiptar. Sipas Presidentit i cili eshte dhe personi qe ka propozuar Ina Ramen ne krye te institucionit te akuzes u shpreh se ambienti i sotem politik eshte i ngarkuar me akuza por sic la te kuptohet ai shume pak ose thuajse asgje nuk eshte bere per verifikimin e tyre. Sot eshte fjala per dhjete magjistrate qe do te punojne ne linjen e prokurorise. Zonja Rama iu referua rendesise qe ka ky institucion por edhe problemeve qe ka ky institucion. Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete institucion ku nuk eshte nevoja ndoshta qe ti referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza. Besoj se mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejte. Ai mesazh qe e kam dhene edhe dite me perpara ku klima politike nuk deshiroj te rikthehem ne perseritje eshte super e ngarkuar. Njerez te veshur me pushtet politik qe akuzojne njeri-tjetrin dhe me te drejte dhe nga nivelet e koshiences me minimale te nje qytetari vjen thirrja cfare nevoje kemi ti degjojme ne publik - tha Topi. Sipas tij kjo situate ka qene periudha me e favorshme e furnizimit me lende te pare per prokurorine. Dhe asnjehere institucionet tona te ketij niveli nuk besoj te kene pasur me shume lende te pare per te punuar dhe per tu ekspozuar keshtu qe eshte koha per drejtesi. Koha per drejtesi ka qene gjithmone dhe do te jete - u shpreh Presidenti

Pergjigjja e Topit erdhi pas fjales se kryeprokurores e cila u shpreh se sot ne Shqiperi eshte shume e veshtire per te bere drejtesi pasi shoqeria eshte mbushur me abuzivitet dhe perballja me e rendesishme eshte ajo me jakat e bardha sic preferoi ti quante ajo zyrtaret e larte. Gjithsesi kjo eshte hera e pare qe Presidenti i Republikes flet me nje gjuhe te zhveshur dhe atakon Prokurorine kreun e se ciles e ka propozuar vete dy vjet me pare. Ne ambientin politik keto kohe jane hedhur shume akuza per implikime te zyrtareve te larte por ende nuk ka ndonje reagim nga Prokuroria.

Ina Rama

Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se te vendosesh drejtesi sot ne Shqiperi eshte e veshtire pasi shoqeria eshte e mbushur me abuzivitet. Sipas kryeprokurores sfide per vendin mbetet perballja me krimin e jakave te bardha. Sfide mbetet perballja me krimin e jakave te bardha. Por hallkat e shtetit nuk mund te funksionojne vetem - u shpreh ajo.

Presidenti Topi

Duke vleresuar deri diku punen e institucionit te akuzes Presidenti Topi tha Sigurisht qe ka progres te vazhdueshem por ka nevoja pa fund per te persosur punen ne kete institucion ku nuk eshte nevoja ndoshta qe ti referohemi nese i kane jakat e bardha apo me viza. Besoj se mesazhi me i mire duhet te jete ai qe jepet drejtperdrejte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›