E Diel, 1 Nëntor 2026

Ofrojme propozimet tona per Kodin ne rast se merren parasysh

27/10/2010Ristani i KQZ-se

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani shprehet se institucioni qe ai drejton ka gati disa propozime qe mund te sherbejne per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor sigurisht nese vullneti i paleve politike do te orientohet ne kete drejtim. Nje nga propozimet lidhet me afatin e perfundimit te procesit te numerimit. Zgjedhjet e fundit per shkak edhe te sistemit te ri shenuan rekord per nga kohezgjatja. Ristani ofron disa nga opsionet qe mund te zgjidhin kete ngerc. Ky eshte vetem nje prej rreth 10 propozimeve te KQZ-se te tjerat lidhen me afatin e dorezimit te listave te zgjedhesve te domosdoshme ne procesin e prodhimit te fleteve te votimit. KQZ-ja kerkon qe pushteti lokal ti dorezoje ato edhe me heret se afati 30-ditor qe parasheh ligji. Por miratimi i tyre eshte ne doren e partive politike dhe ne kete rast KQZ-ja ka gjithnje kodin e vjeter per te administruar zgjedhjet. Ceshtja e reformes zgjedhore u la pezull ne takimin e pare te partive per kete qellim. PS-ja kembengul ne transparencen e zgjedhjeve te 2009-s dhe kerkon hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Ristani thote se neni 178 i Kodit Zgjedhor eshte i qarte hapja e tyre con ne djegien e fleteve te votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jo pak here ka dhene alarmin se vonesat ne hartimin e Kodit Zgjedhor do ta bejne ate te paaplikueshem per zgjedhjet e ardhshme dhe ka kerkuar nga palet qe te hartojne sa me shpejt dokumentin baze te zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›