E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon menyra e taksimit tani do te paguhet 25 e fitimit

27/10/2010Ligji Per lojerat e fatit shkakton debate mes pozites dhe opozites

Lojerat e fatit tashme nuk do te taksohen me mbi bazen e xhiros vjetore por mbi bazen e perqindjes se fitimit. Dje Komisioni i Ligjeve votoi ne parim ndryshimet ne ligjin Per lojerat e fatit ne baze te te cilit do te ndryshoje menyra e taksimit te bizneseve te lojerave te fatit ku nga 5 per qind mbi vellim e xhiros qe eshte aktualisht te behet 25 per qind e fitimit. Ky ndryshim pritet te sjelle nje lloj lehtesimi ne barren e ketij biznesi. Gjithashtu mbikeqyrja me e rrepte e sistemit fiskal ndaj lojerave te fatit diktoi ndryshimet ne ligjin aktual Per lojerat e fatit. Projektligji me disa ndryshime ne ligjin Per lojerat e fatit pas miratimit ne qeveri ka mberritur ne Kuvend dhe pritet te diskutohet nga komisionet perkatese para se te kaloje ne Parlament per miratim. Ne keto ndryshime parashikohet qe makinat elektronike ketej e tutje duhet te jene ne gjuhen shqipe. Lojerat e ofruara prej tyre do te kene te gjithe shpjegimin ne gjuhen shqipe. Ky eshte nje kriter i ri qe duhet te plotesojne te gjitha ato subjekte qe ushtrojne aktivitet te lojerave te fatit dhe qe kane makina elektronike. Po keshtu do te lejohet reklamimi i lotarise kombetare e cila deri tani nuk lejohej. Pikerisht reklamimi i kesaj loje eshte bere dhe shkak per debat mes deputetit Sajmir Tahiri te PS-se dhe Dashamir Sules te Partise Demokratike. Sipas Tahirit ky ligj behet me synimin e vetem per ti hapur rruge pastrimit te parave te mafies. Por nga ana e deputetit Sula u argumentua se te tilla lotari kombetare zhvillohen ne te gjithe boten dhe jane nen mbikeqyrjen e rrepte te organeve shteterore. Specialistet e Ministrise se Financave qe kane punuar per hartimin e draftit thone se ndryshimet dhe shtesat e propozuara me kete projektligj jane kerkuar kryesisht nga Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit dhe jane te lidhura me problematikat e hasura prej saj gjate procesit te mbikeqyrjes se veprimtarive te rregulluara nga ligji baze. Projekti i paraprin procesit te zbatimit te nje sistemi unik te fiskalizimit te lojerave te fatit ne kohe reale.

Afatet

Parashikohet miratimi nga Keshilli i Ministrave i rregullave procedurave afateve dhe specifikimeve teknike te mekanizmave te fiskalizimit dhe te monitorimit te lojerave te fatit. Kjo ne kuader edhe te te gjitha nismave te tjera te ndermarra per fiskalizimin e biznesit. Nga ana tjeter ne kushtet e reja te shtrirjes se internetit parashikohet menyra on-line e lojes. Ndryshimi ne nenin 10 te ligjit ka per qellim heqjen e afatit 30-ditor te lajmerimit paraprak per hapjen e nje salle te re lojerash fati. Tani kushti i vetem eshte njoftimi paraprak te Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit per te marre miratimin si dhe pajisja me NIPT sekondar perpara fillimit te veprimtarise. Me qellim mbrojtjen e individeve qe behen pjese e lojerave te fatit propozohet qe makinat elektronike te kene si opsion gjuhen shqipe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›