Balla: Krimi po bën batërdi, policia e paaftë

Deputeti Taulant Balla, tha se vjedhjet me dhunë, aksidentet dhe krimet, kanë shënuar rreth 500 viktima.
“Sali Berisha është mësuar të bëjë krahasime me 2005, unë do ta krahasoj me vetveten. Në vitin 2009 numri i vrasjeve ishte 72, në vitin 2011 u dyfishuan, 135 vrasje, ndërsa 8 mujori i vitit 2012 ka një bilanc lufte, shumë më të përkeqësuar se ai vitit të kaluar. Sali Berisha duhet të japë llogari përse në shtatë vitet e qeverisjes së tij plot 2000 shqiptarë kanë humbur jetën në aksidentet rrugore në rrugët e ndërtuara nga fahrinjtë e pushtetit të tij pa asnjë standard. Sali Berisha duhet të japë llogari për faktin se të gjitha raportet e agjencive të specializuara thonë të njëjtën gjë: Shqipëria vend prodhimi i kanabisit dhe vend tranziti i drogave të forta heroinës dhe i kokainës”, tha ai.
Deputeti Balla tha se Policia e Shtetit është krejtësisht e paaftë të garantojë sigurinë publike në rrugë dhe në komunitet. “Policia e Shtetit ka humbur besimin e qytetarëve sepse në vend që të jetë një institucion në shërbim të qytetarëve ajo është kthyer tanimë në një strehë militantësh e individësh me precedentë kriminalë e të përfshirë në grupe kriminale, në krye të të cilëve qëndrojnë badigardët e Saliut apo kamikazë si Flamuri. A ka mundësi të sqarojë Sali Berisha, se çfarë arritjesh në luftën kundër krimit e mbajnë në krye të Policisë së Shtetit ish-bodyguardin e tij Agron Kulicin? Saliu dhe Flamuri i partisë deklarojnë se janë zbuluar 88% e vrasjeve, një shifër ku përfshihen edhe të gjitha rastet e vetë-dorëzimit. Por plot 12% të rasteve, që janë pikërisht edhe krimet më të rënda, mbeten ende të pazbuluara”, shtoi ai. /Start/
2012-09-05 17:27