Reeker në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Philip Reeker
TIRANE- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker ndodhet sot per nje vizite ne Tirane.
Sipas axhendes se planifikuar, ai pritet te takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit, përkatësisht me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e jashtëm Edmond Panariti.
Reeker do të marre pjesë sot edhe në konferencën me temë: “Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, (zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike)”.