Shpërthen depoja e armëve në Turqi, 25 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta më e madhe turke “Zaman”, e cila citon burime zyrtare ushtarake.
Shpërthimi ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një depo ushtarake ku mbaheshin granata. “TRT”-ja raporton se në depo po kryheshin punime, dhe shpërthimi ishte pasojë e gabimeve njerëzore.
Mendohet se shumë prej ushtarëve që kanë humbur jetën kishin mbetur brenda ndërtesës teksa zjarrfikësit luftonin me flakët e zjarrit. Zyrtarët vendas kanë përjashtuar cdo mundësi që ky shpërthim të jetë pasojë e veprimeve terroriste.
Të plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin ushtarak për trajtim të specializuar mjekësor.
Forcat e shpëtimit fillimisht e patën të vështirë t’u afrohen ushtarëve të bllokuar pasi granatat ishin shpërndarë gjithandej në zonën përreth.
/Start/ Fatjon Prroni/
2012-09-06 09:01