E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS rishikon qendrimin politik per bashkepunim me LSI

Partia Socialiste duket se po rishikon qendrimin e saj politik mbi bashkëpunumin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, është shprehur në një intervistë televizive se lidershipi i forcës politike që përfaqëson, asnjëherë nuk është shprehur kundër këtij bashkëpunimi, në rast se kjo parti i bashkohet aksionit politik të opozitës kundër qeverisë. Sipas tij, nëse LSI bie dakord që qeverisja aktuale ka dështuar dhe ajo largohet nga koalicioni me Partinë Demokratike, atëherë PS është e hapur të bashkohet me çdo parti, përfshirë LSI. Ruçi tha se sociaistët e kanë këtë vullnet politik dhe gjithçka mbetet të dorë të LSI-së.
Por, qëndrimi i zyrtarit të lartë socialist bie në kundërshtim me deklaratat e qarta të kryetarit Edi Rama, i cili ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me LSI. Megjithatë, afrimi i zgjedhjeve politike dhe pasiguria që vetë socialistët kanë për t’i fituar ato, duket se shtyjnë lidershipin socialist të hedhë poshtë deklaratat e bëra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›