E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Balla: Kushdo që 11 maji e gjen jashtë vendit, ka mundësi të votojë me postë

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla deklaroi sot se jo vetëm emigrantët, por kushdo që 11 maji e gjen jashtë vendit, ka mundësi të votojë me postë.

Balla shprehet se qytetarët mund të regjistrohen si diaspora, pra si votues që do ta shprehin vullnetin politik nga jashtë vendit.

Balla, e sqaron këtë duke sjellë një shembull konkret nga udhëtimi i tij drejt Italisë, ku do të vazhdojë takimet me bashkatdhetarët.

Duke zbritur nga avioni, ai takoi një të moshuar që për zgjedhje nuk do të jetë në Shqipëri, por te të bijtë emigrantë me banim në Itali.

“Me nëna Shpresën u takuam në avion. E kishte me merak nëse do të votojë më 11 maj apo jo. Tani do t’i vijë me postë. Kështu që do të të vijë me postë,” i tha Balla së moshuarës.

Emigrantët mund ta bëjnë regjistrimin në faqen ose aplikacionin e KQZ në platformën PER, ku deri tani janë drejtuar më shumë se 21 mijë bashkatdhetarë nga jashtë vendit.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›