E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Lepuri i korrupsionit fle te Albana Vokshi me kompani



Një ditë pas publikimit nga ministri i Energjitkës, Dritan Prifti të konratës për koncensionet për HEC-et mbi lumin Kardhiq, Partia Socialiste deklaron se përfitues i vetëm është bashkëjetuesi i deputetes së PD-së, Albana Vokshi, zoti Arian Tartari.
Sipas Taulant Ballës dje u konfirmua se ajo që kishte thënë PS ishte e vërtetë, ishin 4 kompani që përfituan kontratë për 6-HEC-e, ku në secilën prej tyre figuron emri i Arian Tartarit. "Pas publikimit të fakteve u vërtetua se lepuri i korrupsionit që kërkon prej kohësh të zbulojë Beriha fle tek familja e tij dhe Albana Vokshi me kompani", tha Balla.
"Kompania Alba Energjia + ka përfaqësues juridik Arian Tartarin, pra është pronar. Kompania Pacifik Petrolium Albania, pjesë e konsorciumit përfitues po ashtu ka përfaqësus Tartarin, edhe tek Art Construction figuron emri i tij", theksoi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›