E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Anëtarësmi në BE kërkon mund

Anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon vendosmëri dhe angazhim dheraportet me BE janë shumë të rëndësishme në këtë proces jetik.
Kështu ka deklaruar kreu i shtetit Bamir Topi në fjalën e tij në Konferencën e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë të akredituar në botë. Kreu i shtetit theksoi se anëtarësimi në BE është një proces ku ndërthuren jo vetëm interesa, por edhe angazhime dypalëshe. Sipas tij, anëtarësimi në BE kërkon përkushtim, mund e vendosmëri."Hapat e hedhura dhe niveli i raporteve me BE janë të rëndësishme për këtë proces jetik për Shqipërinë ", pohoi ai. Presidenti i Republikës deklaroi se shqiptarët e meritojnë lëvizjen e lirë në BE.
Duke iu referuar Kosovës, ai tha se pavarësia është një realitet i pakthyeshëm. Topi theksoi se pas opinionit të GJND ka ardhur koha për Serbinë e Kosovën për të filluar e vazhduar një dialog konstruktiv që do shënonte hapjen e një kapitulli të ri, të një dialogu mbi të ardhmen dhe në interes të dy popujve. "Po ashtu vendet e BE duhet të veprojnë të bashkuara ndaj këtij realiteti të pakthyeshëm", shtoi ai.
Presidenti tha se shpresonte që pas vendimit të GJND , Serbia të ndryshonte kursin e saj, të vërë në plan të parë integrimin dhe të mos artikulojë për Kosovën një gjuhë që nuk i takon BE-së.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë vende të NATO-s dhe BE-së.
Presidenti nënvzoi gjithshtu se shërbimi i jashtëm duhet të nxisë turizmin. Po ashtu ai deklaroi se shërbimi i jashtëm duhet të mbrojë interesat e emigrantëve. "Emigratët duhet të gjejnë në shërbimet diplomatike, shërbim cilësor dhe të shpejtë",shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›