E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Lobimi i Berishes kunder Komisionit Europian demton vendin

Intervista Deputeti socialist akuzon qeverine per nje lufte me Europen

Deputeti i Partise Socialiste Taulant Balla ka akuzuar Kryeministrin se po demton interesat e vendit duke lobuar kunder Komisionit Europian pas dhenies se pergjigjes negative per statusin e vendit kandidat. Ne nje interviste per Shqip deputeti socialist u referohet edhe disa deklaratave te disa politikave te se djathtes ne Europe te cilet kane nisur nje anatemim ndaj komisionit te drejtuar nga Barrozo dhe ne vecanti komisionarit Fule duke i cilesuar si te padrejta pergjigjet per Shqiperine. Nderkaq sipas Balles e vetmja zgjidhje e situates do te ishte miratimi i mocionit te opozites te cilat i japin mundesi qe Shqiperia ta marre statusin kandidat ne vitin e ardhshem. Ne intervisten e tij Balla flet edhe per buxhetin por edhe zgjedhjet e ardhshme...

Z. Balla Parlamenti miratoi se fundmi buxhetin ne nje diskutim te zgjatur dhe me tensione. Duke qene se PS e kundershtoi thuajse te gjithe dokumentin e paraqitur mund te na thoni se cilat do te jene pasojat e prekshme per qytetaret ato te cilat do te prekin direkt xhepin e tyre

Ky buxhet eshte shprehja me e qarte dhe me kuptimplote e deshtimit te Sali Berishes. Sic edhe e pane te gjithe ne seancen e Kuvendit per diskutimin e buxhetit ishte e turpshme por edhe papergjegjshmeri qe Kryeministri i deshtuar i kesaj qeverie te falimentuar nuk guxoi tu tregonte shqiptareve se deshtimi ne marrjen e statusit te vendit kandidat i ka mohuar Shqiperise per vitin e ardhshem dhe per vitet ne vijim fondet europiane per punesim zhvillim rajonal infrastrukture bujqesi etj. Shqiperia jone pa krizen pa korrupsionin dhe krimin e organizuar te lidhur me pushtetin te cilat mblidhen te gjitha se bashku ne nje emer te vetem Sali Berisha do te kishte perfituar te pakten 400 milione euro nga fondet europiane. Por keto fonde jane ende larg sepse Sali Berisha eshte tashme pengesa e fundit qe duhet rrezuar drejt se ardhmes europiane te shqiptareve. Ky buxhet eshte shprehja me e qarte e parimit te kesaj qeverie varfero shqiptaret pasuro oborrtaret. Buxheti rikonfirmoi gjithashtu nje vizion te mbrapshte dhe nje filozofi po aq te mbrapshte te nje qeverie qe qeveris me padrejtesi. Kjo qeveri e zhytur teresisht ne batakun e korrupsionit po rrit cdo dite cmimin e jetes se shqiptareve duke u premtuar cdo dite rritje rrogash e pensionesh dhe duke i lene perdite te zhytur ne varferi perballe cmimeve qe rriten shume here me teper sesa rrogat dhe pensionet sepse kjo eshte nje ekonomi qe nuk funksionon. Vetem pak dite me pare kjo qeveri e votave te vjedhura dhe e padrejte mori nje vendim krejtesisht absurd per tu mohuar mesuesve doktoreve dhe infermiereve policeve dhe ushtarakeve nepunesve te administrates pagen e trembedhjete nje e drejte qe u takon. Prej 1 janarit shqiptaret do te paguajne me shume per energjine elektrike per te mbuluar koston e korrupsionit te Sali Berishes. 50 mije leke ne muaj do te paguajne minimalisht familjet shqiptare per energjine qe prej 1 janarit 2011 shume me e madhe se ndihma ekonomike. 10 mije leke me shume do te paguajne cdo muaj per energjine pensionistet te cileve Saliu ua rriti pensionet vetem me 6 mije leke te vjetra.

Komisioneri Fule deklaroi se nuk behet fjale per refuzim te statusit por shtyrje per nje vit. A nuk mendoni se ky afat duhet te shfrytezohet per te mundesuar finalizimin e procesit integrues permes gjetjes se gjuhes se perbashket

Opinioni refuzoi kerkesen e qeverise per statusin e vendit kandidat por me qesharakja sigurisht shume e demshme per Shqiperine eshte percapja e Sali Berishes per tiu kundervene opinionit te Komisionit Europian. Nuk ishte e pare e as degjuar qe Kryeministri i nje vendi aspirant per anetaresim ne BE te sulmoje e te beje lobing kunder Komisionit Europian i njejti komision qe vetem pak muaj me pare i hapi driten jeshile procesit te liberalizimit te plote te vizave per qytetaret shqiptare. Saliu po sulmon Komisionin Europian sepse ai nuk do ta pranoje qe Bashkimi Europian i hoqi vizat per shqiptaret duke i hequr vizen Saliut. E verteta duhet pranuar ashtu sic eshte shqiptareve iu dhane vizat dhe Sali Berishes i hoqen vizen sepse ai ka deshtuar. Bashkimi Europian u tha qarte qytetareve shqiptare rruga juaj per ne Europe tashme eshte e lire por pa Sali Berishen sepse Sali Berisha ka deshtuar. Bashkimi Europian vendosi ti jape statusin europian qytetareve shqiptare dhe te refuzoje kerkesen e keqperdorur elektoralisht per statusin e vendit kandidat sepse Sali Berisha ka deshtuar. Opinioni i komisionit eshte pasqyre e realitetit shqiptar. Ndersa personi qe mban peng integrimin duke mbajtur peng zgjidhjen e krizes eshte vetem Sali Berisha. Komisioni Europian ka plotesisht te drejte kur thote se qeveria nuk eshte e gatshme ta zgjidhe krizen. Oferta e Partise Socialiste eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e per te shpetuar zgjedhjet e ardhshme. Me lejoni te theksoj gjithashtu se ne i konsiderojme konstatimet e opinionit pika themelore referimi per politiken dhe institucionet shqiptare dhe e shohim ate nje diagnoze objektive te Shqiperise ne raport me demokracine dhe shtetin e se drejtes me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut e me transformimin ekonomik e social te vendit ne procesin e integrimit europian te Shqiperise. Ne kemi kerkuar nje mocion me debat me Kryeministrin lidhur me opinionin dhe si forca e vetme politike e pergjegjshme per fatet e procesit te integrimit europian te Shqiperise kemi depozituar nje projektrezolute te Kuvendit te Shqiperise ne permbushje te detyrimeve qe burojne nga Opinioni i Komisionit Europian ne lidhje me anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Kjo rezolute eshte ne menyre sintetike nje road-map qe mund te rivendose ne shina te qendrueshme integrimin europian te Shqiperise. Ne vijim te pergjigjes per pyetjen tuaj me lejoni te kujtoj se oferta e fundit e Partise Socialiste eshte pershendetur edhe nga vete zyra e komisionerit per zgjerim duke e cilesuar kete oferte si nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik dhe ftoi qeverine qe te pranonte kete kompromis.

Per te mbetur te kriza politike cili do te jete angazhimi i komunitetit nderkombetar duke qene se zgjidhja veshtire se mund te vije nga dy palet ne konflikt D.m.th a ka gjase qe te kemi nje tekst te ri nga partneret europiane qe do te diktohej si model zgjidhjeje

Une nuk mendoj se ka nevoje per nje dokument apo tekst te ri nga partneret europiane. Rezoluta e Parlamentit Europian e 8 Korrikut 2010 dhe Opinioni i Komisionit e thone qarte eshte e domosdoshme zgjidhja e krizes per ti hapur rruge integrimit. Kriza ne Shqiperi ka nje emer Sali Berisha. Kriza politike mund te zgjidhet vetem duke garantuar transparencen e zgjedhjeve te shkuara mbeshtetur mbi oferten tone te kompromisit ne baze te Rezolutes se Parlamentit Europian e cila thekson kerkon hetim parlamentar permes nje komisioni hetimor me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Me lejoni te shtoj gjithashtu se nga Brukseli mesazhi eshte i qarte oferta e Partise Socialiste eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e per te shpetuar zgjedhjet e ardhshme.

Z. Balla cfare mund te arrihet me protestat e nisura po te mbajme parasysh se pervoja e pranveres nuk solli rezultatet praktike A mund te hyje PS ne zgjedhje me Kryeminister Sali Berishen dhe a mos valle ky eshte nje nga qellimet e saj pra ndryshimi politik perpara zgjedhjeve

Protestat e Partise Socialiste dhe opozites se bashkuar synojne te vendosin te drejten ne themelin e qeverisjes dhe frymen e drejtesise ne menyren sesi qeveria ndermerr cdo hap. Kjo qeveri nuk mendon me se cila eshte gjeja e drejte qe duhet te beje per njerezit por pergatit cdo dite nje padrejtesi te re duke u mohuar njerezve ate qe u takon. Shqiptaret duhet te protestojne per cdo aspekt te jetes ku sot duhet te ishim shume me perpara dhe ku per fat te keq po bejme hapa mbrapa. Duhet te protestojme per vete domosdoshmerine qe kemi per te dale nga kjo gjendje e cila rendohet dita-dites nderkohe qe familja dhe oborri i berisheve pasurohen perdite e me shume. Cdo dite qe kalon konfirmon ate qe cdo shqiptar i ndershem e di tashme Sali Berisha vodhi zgjedhjet me 28 qershor 2009 per te vjedhur Shqiperine. Vetem nje pushtet i vjedhur mund vendose ne themel te punes se vet padrejtesine korrupsionin dhe rrenimin ekonomik te vendit. Keto jane arsyet se pse ne duhet te protestojme dhe pse duhet ta largojme Sali Berishen dhe qeverine e tij nga rruga e shqiptareve dhe e Shqiperise drejt Europes. Ne duhet te ndryshojme modelin sesi e qeverisim kete vend dhe duhet ti japim vendit nje qeveri qe punon cdo dite me perkushtimin per te qene sa me e drejte me njerezit e ketij vendi. Shpirti i popullit opozitar eshte i ndezur dhe gati per te vendosur ne vend drejtesine. Une mendoj se ne e kemi thene qarte. Nuk mund te kete zgjedhje ne Shqiperi pa nje hetim te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne duam te vendosim ne vend shtetin e se drejtes dhe transparencen dhe ju garantoj se nuk do te ndalemi. Sali Berisha sot mban peng transparencen dhe shtetin e se drejtes ndersa ne kemi detyrimin historik per ta larguar kete pengese te fundit komuniste dhe ti hape rruge aspirates se Shqiperise drejt Europes demokratike.

A ka gjase qe kete aksion ta mbeshtese edhe nje pjese e se djathtes d.m.th mund te mendohen levizje te reja deputetesh

E djathta e vertete shqiptare po e mbeshtet kete aksion pro-europian te Partise Socialiste. Besoj se te gjithe ndajme vleresimin se Spartak Ngjela apo Kurt Kola e meritojne ti quash te djathte te vertete jo vetem per shkak te viteve dhe vuajtjeve ne burgjet e Enver Hoxhes por edhe per shkak te ideve dhe formimit te tyre ideologjik liberal-demokrat. Partia Demokratike ne Shqiperi eshte e marre peng nga dishepulli dhe adhuruesi i diktatorit Hoxha dhe ajo duhet te clirohet prej tij nese me te vertete synon te aderoje ne familjen e se djathtes europiane. Para disa ditesh po shikoja nje fotografi te Sali Berishes bashke me Enver Hoxhen ne vilen 30 ne fillim te viteve lsquo80 te rrethuar nga pjesetaret e tjere te familjes se diktatorit. A mund te jete adhuruesi i Enver Hoxhes Sali Berisha lideri i se djathtes Sali Berisha duhet te kete qene i zgjedhuri i Enver Hoxhes per pasardhes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›