Topalli sulmon Ramen Ai eshte nje katil
Mazhoranca ka sulmuar fuqishem kreun e opozites edhe pse ndodhen ne krye te puneve per te menaxhuar situaten. Diten e djeshme pas qendrimit te liderit te opozites per nje plan radikal dhe nje ndryshim te buxhetit ka reaguar kreu i Kuvendit Jozefina Topalli.Une nuk kam pare ndonjehere dhe skam lexuar ne historine e vendit tim qe kur nje pjese e rendesishme e popullsise eshte ne ankth dhe frike kryetari i nje formacioni politik te qeshe deklaroi dje Kryetarja e Kuvendit nga zonat e permbytura lidhur me qendrimet e kryetarit te Partise Socialiste ndaj situates se permbytjeve qe kane perfshire Qarkun e Shkodres. Ne fakt ne historine e Shqiperise nuk ka ndodhur kurre qe nje kryetar i nje force politike te shkoje ne Pogradec te tallet te qeshe me ata banore te cilet vuajne ankthin dhe friken qe sjell uji dhe te flase per kutite. Kjo nuk eshte cinizem sadizem por kjo do te thote te jesh katil ne shpirt dhe te jesh kunder te gjithe atyre qe qajne qe kane lot ne sy edhe frike. Ai qesh kur te tjeret qajne dhe qan kur te tjeret qeshin. Kjo ka vetem nje emer ai eshte katil tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit terhoqi vemendjen dhe per braktisjen e votimit nga deputetet socialiste te buxhetit te vitit 2011 ku jane perfshire projekte te fuqishme per infrastrukturen e Shkodres. Kur Kuvendi i Shqiperise ishte mbledhur per te votuar buxhetin e vitit te ardhshem ne te cilin jane parashikuar shume investime per Qarkun e Shkodres ashtu si edhe per qarqe te tjera ku ka projekte konkrete qe i sherbejne ketij qarku per te perballuar situata te veshtira. Me dukej gati e pabesueshme qe zoti Rama te urdheronte deputetet e PS te iknin nga salla dhe te mos votonin per keto fshatra te permbytur per kete qark ne veshtiresi per kete bashki qe eshte ne ankth nga uji qe e rrethon u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Topalli foli gjithashtu dhe per qendrimin e deputeteve socialiste te Qarkut te Shkodres ndaj situates Shpreh edhe keqardhjen me te madhe per ata qe jane deputete te Shkodres te Partise Socialiste qe kane marre votat ne qytetin e Shkodres dhe qe nuk kane ardhur ketu qe ne ditet e para atje ku Partia Socialiste ka marre votat. Ata nuk kane ardhur per tu qendruar afer qytetareve per tu thene nje fjale te mire deklaroi kreu i Kuvendit.