Databaza e Bibliotekes Kombetare nuk do te shkoje ne serveret e Serbise
I dashur Aleksander
Te shkruaj i shqetesuar nga informimi i dhene dje en block ne gazeten ku ti sherben si kryeredaktor ne lidhje me prononcimin tim publik dhe perkatesisht Informacionin zyrtar qe i kam drejtuar si drejtor i Bibliotekes Kombetare te Shqiperise Sherbimit Informativ Shteteror Prokurorise se Pergjithshme dhe Kryeministrit te Shqiperise. Dallova se si ne informimin dhene aty mungonte paradoksalisht thelbi thembra e Akilit e konfliktit qe synuan te shpallnin dy shtetasit e huaj njeri serb dhe tjetri slloven te ardhur me pagese ne Shqiperi per te sulmuar ne publik Biblioteken Kombetare te Shqiperise dhe Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Kosoves. Mund te kete qene nje pavemendje e gazetares qe ka ndjekur konferencen e shtypit. Ose nje pakujdesi e saj per te lexuar cfare saktesohet shtjellimisht ne letren time te Informacionit. Ashtu sikurse i ka shpetuar fakti qe Drejtori i BKSh ne konferencen per shtyp ka dale i shoqeruar nga Pergjegjesja e Sektorit te Teknologjive te Reja dhe Drejtori i Politikave te Librit ne MTRKS te cilet gjithashtu kane dhene opinionet e veta dhe kane mbajtur qendrimin e tyre kunder provokimit serbo-slloven. Ndoshta gazetares mund ti jete dukur se ka dale ne shesh Plasari qe rreket - pikerisht keshtu shkruan - te shpjegoje gjithe sa ka ndodhur.
Tani qarte sic kam sqaruar ne Informacionin zyrtar dhe ne konferencen per shtyp Rrjeti per te cilin behet fjale pra ne te cilin dikush lufton qe te perfshije edhe BK te Shqiperise dhe BKU te Kosoves nuk eshte ndonje rrjet rajonal sikurse metohet nga intervista e sllovenit as edhe europian sic zoteria e tij le te nenkuptohet ngado tek endet. Ai eshte rrjeti sistem bibliografik i ish-Jugosllavise i themeluar ne Beograd me 1987 Kooperativni online bibliografski system in servisi COBISS. Se cperfaqeson sistemi ne fjale njoftohet ne vete faqen e tij promovuese Koncepti i sistemit COBISS eshte futur 20 vjet me pare. Ne dhjetor te 1987 Shoqata e atehershme e Bibliotekave Kombetare te Jugosllavise pershtati nje sistem bashkendares katalogimi si baze te perbashket per sistemin e informacionit bibliotekar kombetar dhe sistemin e informacionit shkencor e teknik te Jugosllavise. Roli i sherbimit te informacionit bibliografik si dhe ai i zgjidhjeve organizative dhe zhvilluesit krijuesit te programeve softeve u moren persiper nga Instituti i Shkences dhe Informacionit IZUM nga Maribori Slloveni. Fale mbeshtetjes se gjere financiare te Ministrise se atehershme Federale te Shkences dhe Teknologjise u krijua nje rrjet kompjuterik bibliotekar qe me 1991 ne kohen e shperberjes se Jugosllavise nderlidhte 55 biblioteka nga te gjitha republikat dhe krahinat e saj autonome The concept of the COBISS system was introduced 20 years ago. In December 1987 the then Association of the Yugoslav National Libraries adopted a shared cataloguing system as a common ground for the national library information system and the system of scientific and technological information of Yugoslavia. The role of the information and bibliographic service as well as that of the organisational solutions and software developer was taken over by the Institute of Information Science IZUM from Maribor Slovenia. Due to extensive financial support of the then federal ministry for science and technology a computer and library network was created which by 1991 the time of the collapse of Yugoslavia connected 55 libraries from all its republics and regions.
Mendoj se pikerisht kjo do te duhej tu ishte bere e qarte lexuesve gazetaret do ti kishte shtyre interesi profesional ta hulumtonin ne sajtin perkates. www.cobiss.net edhe po te mos e kisha cituar une gjere e gjate ne konferencen per shtyp edhe po te mos e kisha shkruar shtjellimisht ne letren e Informacionit zyrtar.
Nga ana tjeter me modestine time mendoj se do te ishte detyre e informimit te lexuesve ne menyre qe ata te dallojne mashtrimin e ketij instituti jofitimprures se ne mbeturinat e rrjetit ne fjale pra ne projektin e Kooperatives se ish-Jugosllavise nuk rezultojne as Kosova as Kroacia as Greqia as Turqia as Rumania pra nuk behet fjale per kurrfare rrjeti rajonal.
Cme duket me e rendesishme orvatjet per te shmangur punen shumevjecare te specialisteve te BKSh nga dy drejtimet madhore ne perkim me politikat integruese te shtetit shqiptar drejt integrimit europian perkatesisht ne portalin e bibliotekave muzeve dhe arkivave EUROPEANA si pjesetare me partneritet te plote dhe ne WORD DIGITAL LIBRARY ne te cilen BKSh eshte ftuar tanime si partnere prej vitit 2009 madje me rezultate te lakmueshme per mundesite e saj modeste dhe vetem fale punes teper te lavderueshme te specialisteve te saj pra keto orvatje per te na shmangur nga keto dy drejtime perbejne atentatin me te shemtuar qe ka pesuar Biblioteka Kombetare e Shqiperise prej themelimit te saj ketu e 90 vjet te shkuara deri me sot. Per keto eshte mire te informohet lexuesi sepse jane edhe me te rendesishme sesa mesimet qe nje inxhinier slloven guxon ti jape shtetit shqiptar sepse ato shtetit shqiptar i jepen ndonese pergojon emrin tim se si duhet ta organizoje rrjetin kombetar te bibliotekave ne Republiken e Shqiperise se si duhet te ndryshoje legjislacionin etj.
Se sa do tua vere veshin shteti shqiptar direktivave te ketij konsulenti vullnetar kete nuk di ta them. Di vetem te siguroj publikun shqiptar ne emer te gjithe specialisteve te BKSh qe Databaza kombetare dhe albanologjike e BKSh nuk do ta marre rrugen drejt servereve te Serbise por vetem drejt portalit te perbashket nderkombetar EUROPENA i cili tani flet edhe shqip dhe portalit WORD DIGITAL LIBRARY aty te vijne e te na gjejne ata qe jane te interesuar per dije dhe shkence.