E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Siguria e qytetarëve dhe e turistëve që po vizitojnë Shqipërinë çdo ditë e më shumë është dhe do mbetet prioritet i punës së përditshme të Policisë Shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët.

“Mbi ligjin dhe qytetarët nuk mund të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Rritja e kontrolleve, hetimeve dhe goditjeve ndaj individëve dhe grupeve kriminale nga Policia e Shtetit, SPAK etj., po krijon më shumë siguri për qytetarët dhe turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë”, tha Balla.

Ministri Balla përgëzoi drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier e Durrës për operacionet e 24 orëve të fundit.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›