MOSKË – Kremlini: Ukraina nuk duhet të përdorë armët e NATO-s për të goditur territorin rus

MOSKË, 30 maj /ATSH-DPA/- Kremlini paralajmëron edhe një herë aleatët e Ukrainës për rrezikun e lejimit të Kievit për të goditur territorin rus duke përdorur armët perëndimore, tha sot Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Në fund do të jetë shumë e dëmshme për interesat e atyre vendeve që kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve”, tha Peskov.
Çështja nëse do të lejohet që Kievi të përdorë armë perëndimore për të goditur objektivat ushtarake në Rusi është bërë e madhe – ndërsa luftimet intensifikohen përgjatë zonave të caktuara të kufirit Ukrainë-Rusi.
Kievi është duke luftuar për të ndalur ofensivën e Rusisë në rajonin verilindor, Kharkiv.
Ministrat e Jashtëm nga 32 vendet e aleancës së mbrojtjes të NATO-s u takuan sot në Pragë për të diskutuar çështjen e kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore, ndër të tjera.
Armët perëndimore deri më tani janë drejtuar kryesisht në pozicionet ruse në zonat e Ukrainës të pushtuara nga forcat e Moskës.
Në Vjenë, diplomati rus Konstantin Gavrilov paralajmëroi Perëndimin për rrezikun e kalimit të “vijave të kuqe”, duke thënë se Moska ka të drejtë të përdorë armë bërthamore në përgjigje të agresionit – edhe në rastin e një sulmi me armë konvencionale.
Deklarata e Gavrilov erdhi gjatë një eventi të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).//a.i/