E Enjte, 5 Nëntor 2026

RIGË – Estonia miraton ligjin që lejon përdorimin e aseteve ruse për Ukrainën

RIGË, 30 maj /ATSH-DPA/- Presidenti estonez Alar Karis miratoi sot zyrtarisht ligjin që lejon që asetet e ngrira ruse të përdoren për pagesat e reparacioneve në Ukrainë.

Ligji u miratua nga parlamenti i vendit baltik të BE-së dhe NATO-s në Talin në fillim të këtij muaji.

Ai lejon që asetet e kompanive dhe individëve rusë të cilët mund të vërtetohet se kanë kontribuar në agresionin ushtarak të përdoren si kompensim për dëmin e shkaktuar nga pushtimi rus.

Karis pranoi në një deklaratë se konfiskimi i aseteve për shkak të përfshirjes në agresionin ushtarak ngre pyetje të pazgjidhura ligjore.

Megjithatë, ai tha se parlamenti duhet të jetë në gjendje të marrë vendime politike edhe në një zonë kaq gri.

Kritikët e ligjit argumentuan se ai mund të ishte jokushtetues dhe se zbatimi i tij do të ishte i vështirë dhe kërkon kohë.

Estonia është vendi i parë evropian që miraton një ligj të tillë.

Për shkak të shqetësimeve ligjore nga masat hakmarrëse nga Moska, shumë shtete të BE-së po tregojnë vetëpërmbajtje kur bëhet fjalë për përdorimin e aseteve ruse.

Deri më tani, BE-ja ka pranuar vetëm transferimin e të ardhurave nga interesi i aseteve të ngrira ruse në Ukrainë.  //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›