Balla: Meta simbol i degjenerimit të këtij pushteti

“Kemi parë këto ditë që Ilir Meta viziton strukturat e ndjesë pastë LSI-së, a thua se Meta është pjesë e normalitetit dhe se korrupsioni mund të jetë platformë elektorale për të marrë votat e shqiptarëve. Meta është sot shëmbëlltyra e korrupsionit, kusarisë dhe hajdutërisë së kësaj qeverie”, ka pohuar Balla.
Ai shton se korrupsioni ka kapur jo vetëm Metën, por gjithë qeverinë Berisha dhe familjen e këtij të fundit. “Blloku që shfaqet në video ka treguar se pushteti i Berishës, i shartuar me atë të Metës, po vjedh qytetarët e këtij vendi. Në videon e Metës është e qartë se çfarë ndodh në zyrat e shtetit, ku me një kafe pune ministri fiton qindra mijëra euro, shumë më tepër nga sa mund të fitonin me punë të ndershme për vite të tërë ata tre shqiptarë që u vranë në mënyrë kriminale nga dora e Sali Berishës”,shton deputeti socialist.
Deputeti socialist ka shtuar më tej se Meta nuk ka më fytyrë për të dalë para shqiptarëve dhe i ka bërë thirrje drejtësisë që të zbardhë sa më shpejt çështjen e videos së tij.
“Meta është kthyer sot në turpin e mbarë kombit dhe në simbolin e degjenerimit të këtij regjimi që është një regjim i rënë. PS iu bën thirrje organeve të drejtësisë që të bëjnë transparencën e asaj që shqiptarët kanë parë dhe dëgjuar në atë video”, thekson në fund të deklaratës së tij deputeti Taulant Balla. /Start/
2011-02-05 14:03