E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon në 4 numri i të vrarë në demonstratën e 21 janarit

Lajmi për vdekjen e 36-vjecarit Aleks Nika konfirmohet nga familjarët e tij. Ai ka ndërruar jetë në një spital të Stambollit, ku ishte dërguar më 29 janar për një shërbim më të specializuar.

Mjekët turq nuk kanë arritur dot të kryejnë asnjë ndërhyrje, për shkak të gjendjes së tij të rëndë. Nika është qëlluar me një plumb pistolete në kokë gjatë zhvillimit të demonstratës së 21 janarit në Tiranë.

Familjarët e viktimës deklarojnë se Aleksi i ishte bashkuar demonstratës së 21 janarit rreth orës 15:30, thjesht për kuriozitet, pasi kishte parë zhvillimet nëpërmjet televizioneve. Mësohet se vdekja e tij ka lënë tashmë dy vajza jetime. /Start/

                                                                                             2011-02-05 14:59
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›