Balla: Mungojne 3.2 milione euro ne konsullaten e Athines, do te hetohet
Partia Socialiste vijon te denoncoje publikisht rastet e korrupsionit nga perfaqesite tona diplomatike. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, ne vazhdimesi te fakteve mbi korrupsionin kriminal nga perfaqesite konsullore shqiptare, paraqiti dje prova te reja. "Po i referohem dokumentacionit zyrtar te raportuar nga konsullata jone ne Athine, per te ardhurat e pergjithshme ne kater vitet e fundit: Per vitin 2005, konsullata jone ne Athine ka raportuar ne Ministrine e Puneve te Jashtme 4 milione e 50 mije euro", beri te ditur ai. Sipas tij, per vitin 2006, po kjo konsullate ka raportuar 2.590.000 Euro. "Pra vetem ne vitin e pare, kur ne kete konsullate u vendosen familjaret dhe militantet e Partise Demokratike, ne llogarite e konsullates shqiptare ne Athine u zhduken rreth 1.5 milione Euro", akuzoi Balla. Per vitin 2007, sipas socialistit, konsullata ne Athine per gjashte mujorin e pare, ka raportuar 800 mije euro, ne fund te vitit 1 milion euro. "Edhe sikur te pretendohet se jane hequr nje pjese e legalizimeve ne pjesen e dyte te vitit 2007, perseri ne llogarine e kesaj konsullate mungojne te pakten 1 milion euro. Per vitin 2008, Konsullata ka raportuar vetem 851.000 euro", ngriti shqetesimin Balla. Pra, sipas tij, nga 4 milione euro ne vitin 2005, ne vitin 2008 mungojne 3.2 milione euro. "Nuk ka asnje dyshim se te gjitha keto para qe shkojne ne disa milione euro, jane pervetesuar nga kjo strukture ekonomiko-kriminale", akuzoi anetari i grupit parlamentar socialist. Balla i beri thirrje Prokurorise se Pergjithshme te filloje menjehere hetimet, mbi keto akte korrupsioni dhe shperdorimi te detyres nga sherbimi konsullor i Shqiperise dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha. Denis Dedej
MPJ: Eshte deformim flagrant i shifrave
Ministria e Puneve te Jashtme ka pergenjeshtruar deklaraten e deputetit te Partise Socialiste, Taulant Balla, per korrupsionin ne konsullatat shqiptare. Sipas kesaj ministrie, te ardhurat konsullore per vitin 2005 nuk jane 4 milione e 50 mije euro sic deklaron Partia Socialiste, por 2 milione e 197 mije euro. "Ky eshte nje shembull per te kuptuar deformimin flagrant te shifrave", thuhet ne reagimin e Ministrise se Jashtme, duke shtuar se, "shifrat e deklaruara nga Partia Socialiste jane falsifikime dhe te paverteta". Institucioni i diplomacise shteterore deklaroi se ndryshimi i te ardhurave nga konsullata ne Athine, mes viteve 2007-2006, vjen si rezultat i kalimit me 15 qershor 2007, te procedurave nga sherbimi konsullor shqiptar ne Greqi, ne sherbimin konsullor grek ne Shqiperi, nje fakt ky i njohur boterisht nga opinioni publik. Pas 9 janarit te ketij viti, Ministria e Jashtme ka urdheruar qe te gjitha sherbimet konsullore, te kryhen nepermjet postes.