Rama: Obama, shembull per shqiptaret
Nje dite pasi Barak Obama u ul ne tryezen e Presidentit te SHBA, kryetari i Partise Socialiste ne Tirane i ben thirrje shqiptareve te bashkohen, per te sjelle ndryshimin e mberritur pertej oqeanit, me zgjedhjen e te parit President afro-amerikan. "Ne keto momente Amerika, na mesoi se eshte bashkimi i njerezve te thjeshte pertej politikes se vjeter te politikaneve, qe mund te sjellin ndryshimin e deshiruar", tha dje ne nje konference per shtyp. Ai ka hedhur paralele dje, teksa ardhjen e Presidentit te ri te SHBA, Barak Obama, e ka sjelle si nje shembull te mire te vullnetit dhe bashkimit te atyre qe mbeten te keqqeverisur. "S'ka dyshim, se vendi yne gjendet ne nje krize te gjithanshme, te cilen s'mund ta fshehin as mekanizmat e vjeter te nje propagande qeveritare, sa arkaike aq edhe fyese per inteligjencen e njerezve", deklaroi Rama. Sipas tij, ekonomia e vendit tone eshte ne krize, shkollat e spitalet tona jane ne krize, institucionet tona jane ne krize. "Varferia e papunesia jane ulur kembekryq ne cdo qytet e fshat te Shqiperise, si rezultat i papergjegjshmerise se politikaneve qe na kane qeverisur keq, e na qeverisin si mos me keq", vleresoi Rama. Por per te, kjo gjendje nuk mund te ndryshoje pervecse si rezultat i vullnetit e bashkimit te atyre qe prej 18 vjetesh mbeten te keqqeverisur, njerezve te thjeshte te ketij vendi. "Shembulli i gjalle dhe fjalet e rralla te Presidentit te ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, kane nje vlere te jashtezakonshme, jo vetem per vendin me te fuqishem te botes, por edhe per cdo vend tjeter, ku njerezit duan nje pune dinjitoze, nje shtet ne sherbim te tyre, nje te ardhme per femijet e tyre", paralelizoi Rama. Per kryesocialistin, ky eshte nje shembull i pacmuar edhe per Shqiperine e shqiptaret, qe duan ndryshimin e begatimin e atdheut dhe qe tek Amerika e sotme shohin se, si njerezit e zakonshem realizuan nje enderr te jashtezakonshme. "Per kete fryme te re besimi qe eshte ngjallur ne shpirtrat e njerezve kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, dhe per kete model rrezatues angazhimi te ri te politikes ne sherbim te njerezve, ne sot i jemi mirenjohes udherrefyesit te ri te botes se lire, Presidentit Barak Obama", deklaroi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Ai shprehu mirenjohjen per lajmesin e dites se re, Presidentin e 44-te te SHBA-se, Barak Obama. Denis Dedej