E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Bashkia e Rames s'po reflekton, por po mashtron

Kryetarja e minibashkise numer 6 ne Tirane, Luzhiana Abazaj, deklaroi dje se LSI konstaton me keqardhje qe perkundrejt domosdoshmerise per reflektim nga bashkia e Tiranes, verehet pikerisht e kunderta. Pra, sipas saj nje perbuzje e interesave te komuniteteve, ashtu si ne frymen e monologeve, te kryetarit te bashkise me nepunesit e tij qe s`kane te bejne me komunitetin e Tirane, duke zevendesuar zgjidhjen me mashtrimin. Abazaj beri te ditur se per qytetaret e kombinatit nuk eshte parashikuar asnje lek nga buxheti i bashkise. "Si perfundim i bejme thirrje bashkise te heq dore nga misioni qesharak dhe i turpshem, i mashtrimit te komunitetit nepermjet tellalleve genjeshtare dhe t'iu japin zgjidhje problemeve, qe po i vuan komuniteti i kryeqytetit", theksoi kryetarja e minibashkise se Kombinatit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›